Konfrontime në protestën e sotme te Parku i Liqenit

Postuar në 21 Shkurt, 2016 15:28

Protesta e sotme në Parkun e Liqenit, kundër ndërtimeve të Bashkisë së Tiranës, është shoqëruar me incidente. Pamjet tregojnë persona që shoqërohen dhe konfrontim me policinë. Ka shkaktuar reagime dhuna e një polici ndaj një gruaje, për të cilën ka reaguar edhe PD-ja, por edhe ministri i Brendshëm, Tahiri: “Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje. Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra. Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje. Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye”, shkruan Tahiri në Facebook.
Reagimi ka ardhur pasi Bashkia ka nisur të ndërtojë në Parkun e Liqenit, një akt që cilësohet i papranueshëm, pasi Liqeni është ndër të paktat zona të gjelbra në Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.