Beteja FBI-Apple, paradhoma e botës së survejimit masiv

Postuar në 21 Shkurt, 2016 01:50

Ka krijuar debate të mëdha vendimi i Apple për të mos pranuar kërkesën e Byrosë Federale të Hetimit(FBI) për  zhbllokimin e iPhone të Syed Farook, që medohet se është i përfshirë në sulmet terroriste të fundvitit në San Bernardino në SHBA. Në një letër të hapur që u publikua gjerësisht, CEO i Apple, Tim Cook, e shpjegonte vendimin e kompanisë me prioritetin që ka privatësia kundrejt sigurisë në një botë që po e vendos njeriun në kushtet e survejimit masiv. Por debati është bërë pjesë edhe e fushatës elektorale në SHBA, ku nuk janë të pakët ata që kërkojnë nga Apple që të japë ndihmën e vet në këtë drejtim. Bëhet fjalë për një vendim që do të përcaktojë të ardhmen e internetit dhe përdorimit të tij. Një shkrim i publikuar nga “Cato Institute” vlerëson katër aspekte se përse Apple po reziston: Kjo është një rrugë për qeverinë që të detyrojë kompanitë e teknologjisë në hetimet e ndryshme. Përmes një vendimi gjyqësor, qeveria po kërkon të marrë ato të drejta që  nuk i merr dot në rrugë legjislative, përmes përditësimit të akteve të vitit 1992.

Së dyti, pas kësaj kërkese fillestare, synimet mund të jenë shumë të mëdha. Nëse një kërkesë e tillë plotësohet, atëherë  Apple do të duhet të krijojë një departament për krijimin e mjeteve spiunuese, si pasojë e kërkesave eventuale që do të vërshojnë. Një situatë e tillë e vendos kompaninë në kushtet e konfliktit të interesit pa folur për kostot.  

Kjo betejë pritet të ketë ndikime në urdhërat e qeverisë në këtë sektor.

Së fundmi, nëse FBI e fiton këtë betejë, survejimi dhe kërkesa për të nuk do të kufizohet vetëm tek smartphone. Ka të dhëna se qeveria amerikane po synon që t’i përgjigjet sfidave të mëdha të kohës me një survejim masiv, një rrjet përgjimi që lidhet me atë që quhet “Internet of things”.  Dorëzimi i Apple ndaj kësaj kërkese do të çonte në minimin e besimit të konsumatorit ndaj pajisjet kompjuterike që do të shihen si mjete përgjimi. Në një postim në “Twitter”, ish-kontraktori i CIA-s, Edward Snowden shkruante se çështja ka krijuar një paradoks, ku është një kompani private, Apple, dhe jo qeveria, ajo që po përpiqet të ruajë privatësinë. 

http://www.cato.org/publications/commentary/real-reason-apple-fighting-f...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.