Zhvarrimi i ushtarëve grekë, pala shqiptare: Do saktësohen shenjta e identifikimit

Postuar në 20 Shkurt, 2016 17:15

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka bërë të ditur rregullat sipas të cilave do të kryehn gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë. Top-Channel i ka shkëputur një sqarim këshulltarit të ministrit të Jashtëm, ndërkohë që pala greke ka kërkuar nisjen e gërmimeve në bazë të një marrëveshjeje që është firmosur nga të dy palët. “Gërmimet në terren do të bëhen vetëm pasi komisionet e të dyjave palëve të bien dakort, për mënyrën se si do të bëhet në praktikë zbatimi marrëveshjes. Në kërkesat e palës shqiptare është përfshirë edhe përdorimi i detyruar i hartës së gërmimit përmes koordinatave të përcaktuara qartë, miratuar nga komisioni i përbashkët. Në këto kërkesa të palës shqiptare është përfshirë gjithashtu saktësimi i shenjave për identifikimin e eshtrave: dhe kjo shenjë do të jetë vetëm medaljoni i ushtarit”, ka dekalruar këshilltari. Një diskutim mbi të cilin po ngrihen spekullime është edhe numri i ushtarëve; TCh raporton se pala greke ka hequr dorë nga shifra 10 mijë për të mbërritur në 7 000, ndërkohë që pala shqiptare deklaron se numri është shumë më i vogël. “Në marrëveshjen e nënshkruar plot 7 vjet më parë është rënë dakort për ndërtimin e dy vendprehjeve, njëra pranë Këlcyrës me një sipërfaqe 10 mijë metra katrorë dhe në Bularat të Gjirokastrës, 1610 m2. Mungesa e përcaktimit të kritereve të gërmimit dhe identifikimit të ushtarëve greke në të, ka zgjatur me vite procesin, duke zgjeruar në të njëjtën kohë çështjet e mprehta mes dy shteteve, por që për të cilat pala shqiptare beson se heqja e ligjit të luftës do t’u jepte zgjidhje edhe të ngërçeve të tjera në marrëdhëniet Shqipëri – Greqi”, raporton televizioni në fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.