I pashqetësuar për lojrat e Nishanit

Postuar në 20 Shkurt, 2016 13:40

Kreu i LSI-së, Ilir Meta është deklaruar i qetë dhe i pashqetësuar lidhur me ‘konfliktin’ e fundit mes qeverisë dhe presidentit lidhur me çështjen e dekretimit të ministrave të rinj, pas ndryshimeve në qeveri. Në një deklaratë për media nga selia e LSI-, ku ka njoftuar çeljen e anëtarësimeve të reja në parti, Meta ka thënë se gjithçka do të ecë sipas parashikimeve të Kushtetutës.

“Lidhur me dekretet për zëvendësimet në qeveri, besoj se kemi nevojë për klimë bashkëpunuese mes institucioneve në respekt të zbatimit të Kushtetutës e gjithçka do të ecë sipas parashikimeve të Kushtetutës nuk kam asnjë arsye për të qenë i shqetësuar se një iniciativë e tillë do të keqpërdoret për të sjellë konflikte apo kriza artificiale të panevojshme”- tha Meta.

I pyetur për deklaratën e ministres Ermonela Felaj për shkarkim te Nishanit nëse bën lojra politike me dekretet për ministrat, Meta u përgjigj se fryma bashkëpunuese mes institucione për zbatimin e kushtetutës do të prevalojë mbi thellimin e mosbesimeve të panevojshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.