Fino u flet shokëve dhe shoqeve socialistë për Blushin

Postuar në 20 Shkurt, 2016 13:48

Deputeti socialist Bashkim Fino, duke qëndruar në të njëjtën linjë shpjeguese me kryeministrin Rama se pse nuk u bënë zgjedhjet për kreun e PS-së, paçka se në shkelje të statusit i ka dhënë përgjigje deputetit Ben Blushi.

"E them hapur që disa shokë e shoqe janë shqetësuar për zgjedhjen e kreut të PS-së. Në PS zgjedhjet nuk fillojnë nga lart- poshtë, por nga poshtë-lart, nga organizata deri te kryetari, pyes mikun Blushin, e çmoj jashtëzakonisht shumë, pse nuk janë të shqetësuar këta shokë për zgjedhjet në PS por vetëm për kryetarin?  Është organizata ajo që është forca kryesore e partisë. Nuk është një kryetar partie kushdoqoftë ai, mos vallë këta janë qëllime personale? Dhe kjo është normale, në politikë kontribuon edhe për qëllime personale por ne na duhet familja jonë e madhe e PS”- tha ai.

Fino i ka kujtuar Blushit se po përdor statutin si kalë troje. “Të vësh kalë troje statutin dhe pas tij të hapësh krahun e të godasësh qeverinë për cdo gjë të mirë që është krijuar, kujtoj që qeveria ka mandat 4 vjeçar. Ne jemi në rrugën e duhur në parti dhe qeveri, reformat e rëndësishme janë bërë, në energji, thuaj një fjalë të mirë për këtë reformë, energjitikë, në polici, për Lazaratin”- tha ai, duke lëvduar ministrin Tahiri si shumë të suksesshëm në punën e tij.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.