Replikë me z. Reshat Gega për shkrimin e tij me titull: Modelet e gabuara me restaurimet

Postuar në 19 Shkurt, 2016 15:14

Të adresosh çështjet e konservimit, do të thotë të kesh të gjithë informacionin për procesin, vendimet, materialet e përdorura; do të thotë të kesh vizituar objektet e diskutuara, të kesh diskutuar me autorët e e projektit, shkurtimisht, do të thotë të trajtosh çështjen profesionalisht.

Meqë artikulli në fjalë nuk e trajton çështjen/çështjet e restaurimit në mënyrë profesionale, na lejoni ta bëjmë ne këtë gjë në mënyrën e duhur dhe etike. Kam mësuar në jetën time personale dhe profesionale se nëse bën diçka, veçanërisht nëse e bën mirë, ti e lëderën e çelur që të gjithë (sikundër edhe autori i artikullit), të keqinformuar (dhe/ose keqdashës) mund të hedhin baltë në një punë të bërë me djersë e nder.

Por vjen një çast ku duhet të ballafaqohemi me të vërtetën!

Fondacioni CHwB Albania vepron në Ballkan që nga viti 1995 dhe është përgjegjës për më shumë se 100 projekte restaurimi në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri. Përpos Ballkanit, Fondacioni zhvillon aktivitet edhe në pjesë të tjera të botës si Tibet, Afganistan, Siri (para luftës), Bjellorusi etj.

Vende të trashëgimisë kulturore ku ne kemi qenëdirekt të angazhuar përfshijnësite të mbrojtura nga UNESCO si Mostari, Kotorri dhe së fundmi edhe Gjirokastra. Vetëm në Shqipëri, CHwB Albania është angazhuar në shumë projekte konservimi dhe për këtë arsye ka punësuar arkitektë konservues, të licensuar dhe edukuar bash për këtë profesion. Për më tepër, CHwB Albania bashkëpunon me aktorë të ndryshëm, institucione dhe individë, nga më profesionistët në këtëfushë. Kjo na bën krenarëkurse qasjen tonë ndër-disiplinare dhe të një standardi të lartë në konservim.

Të thuash që ndërhyrjet tona konservuese nuk janë të përshtatshme është si të thuash që nuk ka ditë pas një nate! Përse? Më lejoni t’jua shpjegoj…

Konservimi i Hamamit të Krujës është aprovuar me vendimin nr.20, datë 10.05.2013 në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve.Fondacioni mori përsipër konservimin e një monumenti që ishte totalisht në gjendje të rrënuar si pasojëe neglizhimit që nga koha e rikonstuktimit të tij në vitet ’70. Të gjitha mbetjet autentike që i kishin mbijetuar ndërhyrjeve në vitet ’70 janë ruajtur me rigorozitet, diçka që të gjithë mund ta shohin nëse do të ishin të interesuar të vizitonin objektin. Monumenti është kthyer në një hamam funksional, siç edhe ka qenë funksioni i tij.Sipas legjislacionit kombëtar dhe të gjitha kartave mbi restaurimin një monument konsiderohet i ruajtur më së miri nëse përdoret në funksionin e tij origjinal.Andaj, hamami është konservuar për t’iu rikthyer funksionittë tij origjinal.Besoj se deri këtu nuk kemi asnjë problem.

Problemi lind kur gjysmë-profesionistë fillojnë e ngrenë supozime bazuar në foto dhe komente që shikojnë. Sado ironike të jetë, vetë z. Gega, kohë më parë do ta qortonte këtë fenomen me fjalët se “nuk i pëlqen vorbullat mediatike, sidomos ato që dukshëm mbartnin në thelbin e tyre interesa jo të sinqerta të prirura për të deformuar të vërtetat”. Ishte po z. Gega që në artikujt e tij mbështeste fuqimisht konceptin e rijetëzimit. Kupolat e hamamit nuk janë më të mbuluara me plastmas, z. Gega, informohuni më mirë!

Sa për monumentet Babameto, komuniteti i Gjirokastrës është shumë i lumtur që të dy ndërtesat Babameto, ajo e kategorisë së parë dhe e kategorisë së dytë, janë të restauruara. Nga këndvështrimi i një arkitekti konservues kjo është gjëja që më lumturon më së shumti. Tëdymonumentet janëfunksionalë dhe po justifikojnë shpenzimet e tyre. Sot i sjellin të ardhura një shoqate lokale të shoqërisë civile, dhe nesër do t’i sjellin të ardhura 72 pronarëve tëtyre (po, po e keni lexuar mirë, 72 pronarëve).

Ndërtesa Babameto, monument i kategorisë së parë,jo vetëm që u konservua, por shërbeu si edukim praktikpër shumë profesionistë të rinj dhe mjeshtra nga Gjirokastra, Shqipëria dhe gjithë Europa. Ishte në një gjendje të rrënuar kur ne nisëm përpjekjet konservuese, por duke ruajtur çdo detaj autentik, sot qëndron e restauruar dhe në lavdi të plotë. Monumenti Babameto drejtohet nga Fondacioni Gjirokastra dhe ofron një hostel rinor si dhe shërbimet e një qendre kulturore.

Monumenti Babameto i kategorisë së dytë përbënte një rast të veçantë në konservim. Si të konservonim njëçati kur vetë çatia MUNGONTE! Vetëm një pemë e madhe që rritej në katin e funditnga një fasadë që supozohej të mbulohej nga çatia (e munguar).Rikonstruktimi i çatisë ishte një sfidë e madhe.Për t’i dhënë formën që kishte pasur u deshën shumë përpjekje duke rrëmuar nëpër arkiva dhe duke gjetur fotot e vjetra të Gjirokastrës. Në fund ja dolëm! Kjo ishte falë bashkëpunimit shembullor mes inxhinierëve shqiptarë dhe atyre britanikë, të cilët na këshilluan për zgjidhjen e problemit. Inxhinierët britanikë kishin eksperiencë të vyer mbi supe.Një ndër punët e tyre përfshinte edhe konservimin e monumentit Westminster Abbey(kishë e shek.XI në zemër të Londrës).

Mozaiku i Antigonesë ishte një tjetër ndërhyrje sfiduese. Konservimi u ndërmorr nga specialisti më i mirë i IMK-sëdhe ne mësuam shumë nga puna me të. Mozaiku, që qe në gjendje të tmerrshme, tani është i konservuar për brezat e ardhshëm.

Po pyesja veten nëse duhej të përmendja faktin që projekti i Kalasë së Gjirokastrës ishte shumë kompleks, por fatkeqësisht, CHwB Albania nuk ka punuar me të.Sidoqoftë, z.Gega ka punuar me të dhe sot galeritë e Kalasë janë aq të dëmtuara sanuk mund të vendoset rrjeti elektrik për shkak të rrezikshmërisë që paraqet në rast shiu.

Tanimë, meqë puna jonë është në dritën e diellit sepse ne i kushtojmë shumë rëndësi transparencës, do të doja t’i drejtoja disa fjalë autorit të shkrimit. Shpresoj që z. Gega të mos e ketë problem trajtimin e çështjeve të konservimit në mënyrë transparente. Unë nuk jam e keqinformuar për punën e tij, por e njoh atë në mënyre faktikepasi CHwB Albania ka punuar në restaurimet e z. Gega për të korrigjuar gabimet e tij. Fatkeqësisht!

Përgjatë vitit 2013, CHwB Albania ka pasur një zyrë në ndërtesën e Omarateve, një ndër projektet restauruese të z. Gega, pjesë e një financimi të UNESCO-s.CHwB Albania qëndroi në atë hapësirë një vit pas përfundimit të punimeve. Na u desh tëlargoheshim pasi çatia rridhte aq shumëdhe dera e ballkonit e dritaret fusnin aq shumë ujë, saqë nuk mundeshim as ta mblidhnim dot.

Kikino është një tjetër monument i kategorisë së parë në Gjirokastër që ka pasur ndërhyrje restauruese nga z. Gega. Ndërhyrjet e gabuara në kollonat e çardakut rezultuan në ulje të çatisë dhe shkëputje të pikturave murale. Gjithashtu për konsolidimin e këtyre pikturave z. Gega ka  përdorur shkumë që përdoret për fiksimin e dyerve dhe dritareve, material i papranueshëm pasi rrit volumin dhe rezultati është e kundërta e konsolidimit. Kjo shkaktoi shkëputjen e mëtejshme tësuvasë dhe pikturave murale mbi to. Përmes Kampeve Rajonale të Restaurimit (të njohura ndërkombëtarisht dhe të vlerësuara me çmim nga BE-ja)na u deshën muaj për të riparuar kolonat që ishin gati për t’u rrëzuar.

Çene, një monument i kategorisë së parë, ku ndërhyrjet në çati rrezikonin shembjen e tavanit të odës së miqve dhe kishin dëmtuar suvanëe brendshme, ishin bërë sërish nga z. Gega.Përpos kësaj z. Gega kishte ndërhyrë me çimento në pjesën e brendshme dhe të jashtme të objektit.Sërish përmes Kampeve Rajonale të Restaurimit CHwB Albania arriti të zhbëjë disa nga gabimet e z. Gega.

Dyqan Lani, një monument i kategorisë së dytë në Pazarin Historik të Gjirokastrës, njihet për pikturat e tij murale.Nga ndërhyrja e gabuar e z. Gega nëçati, trarët e kalbur nuk janë hequr duke degraduare mëtejshëm çatinë. Gjithashtu, gjithë volumii krëndive të nxjerra gjatë punimeve restauruese është lënëbrenda në objekt duke i shtuar peshën strukturës së dyshemesë dhe dëmtuar atë. Përmes ndërhyrjeve të brendshme dhe duke konsoliduar dhe konservuar suvanë e jashtme, CHwB Albania arriti të riparojë disa gabime të z. Gega.

Rrënimet e fundit tëdisa ndërtesave historike në Pazarin e Gjirokastrës rezultojnë të jenë “restauruar”  po ashtu nga z. Gega. Të interesuarit mjafton të shohin riparimet aktuale që po ndërmarrin DRKK Gjirokastër dhe kompanitë e kontraktuara prej saj.

Së fundmi, të them të drejtën jam pak konfuze. A është z. Gega i palumtur me ndërhyrjet profesionale të CHwB Albania, apo i mërzitur që ne kemi riparuar punën e keqe që kish bërë ai? Mendoj e dyta, si taktikë që mbrojtja më e mirë është sulmi!

Me respekt,

Lejla Hadzic

CHwB Albania

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.