Gjykata e Lartë hap rrugën për rikthimin e Armando Prengës në kuvend

Postuar në 19 Shkurt, 2016 14:30

Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë për Armando Prengën, deputetin e përjashtuar nga PS-ja, pas përfshirjes në konfliktin e armatosur me fisin Cala në komisariatin e Lezhës. Pas kësaj mase, Prenga mund të rikthehet në Kuvend.
Në seancën e sotme gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për paraqitje”.
Sipas vendimit, Prenga do të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 në institucionet e drejtësisë për mbajtjen e kontakteve të nevojshme.
Po sot, Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e Prengës për gjykim të shkurtuar. Sipas gjykatës, çështja nuk mudn të shqyrtohet më gjykim të shkurtuar në gjendjen që janë aktet. Prokuroria e Përgjithshme e akuzon shtetasin Armando Prenga për armwmbajtje pa leje, plagosje e lehtw me dashje dhe kanosje me dashje. Edhe pse dyshohet se ka qëlluar me armë, Armando Prenga ka fituar masën detyrim paraqitje ndryshe nga Spiro Ksera që Apeli e la në burg për abuzim fondesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.