Pse nuk u jepet e drejta e votës emigrantëve?

Postuar në 18 Shkurt, 2016 20:33

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka kërkuar që projektligji për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë të tërhiqet dhe të riprezantoihet në kuadër të reformës zgjedhore. Duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, Dule deklaroi se emigrantët nuk duhen vlerësuar vetëm mbi kriterin e remitancave, por edhe për të drejtën e votës. “Duhet që t’u garantojmë të drejtën themelore, ajo e votës. Jam kundër shikimit të emigrantëve vetëm nga xhepat e remitancave. Kanë potenciale intelektuale që mund të jenë në shërbim të vendit tonë. Unë kërkoj që në zgjedhjet e radhës emigrantët duhet të votojnë. Këtë projektligj ta tërhiqni dhe ta sillni në kuadër reformës zgjedhore”, u shpreh Dule. Dihet se një pjesë e votuesve të PBDNJ-së jetojnë në Greqi dhe ata nuk e ushtrojnë të drejtën e votës për shkak të kufizimeve që ka legjislacioni shqiptar. Nga ana e vet ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri “është mbrojtur” duke folur se çfarë bën Athina në Shqipëri. “Dëgjova fjalën e kolegut Dule dhe nuk e kuptoj se përse shqiptarët emigrantë të mos regjistrohen dhe të marrin shërbimet? Në Shqipëri ka shtetas grekë që Athina i paguan, që i ka në regjistra dhe i lejon të bëjnë edhe aktivitet politik, por pse kjo nuk duhet të ndodhë me shqiptarët që jetojnë në Greqi, në Itali. Pse nuk duhet të ndodhë kjo s’e kuptoj. Ligji garanton hapin themelor, shërbim, standarde në shërbim dhe të drejtën e votës”, tha ai.  Duhet kujtuar se pakica greke që jeton në Shqipëri ka të drejtën e votës për zgjedhjet greke, në ndryshim nga emigrantët shqiptarë që janë përjashtuar nga kjo e drejtë. Dhe këtu hyjnë llogaritë politike, pasi është e qartë se mundësia e përpunimit të një komuniteti që nuk jeton në Shqipëri është shumë e vështirë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.