Berisha paralajmëron revolucion për të kundërshtuar konçesionin e TVSH-së

Postuar në 18 Shkurt, 2016 15:03

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar në parlament shkarkimin e Skëlqim Canit nga Ministria e Financave dhe emërimin në vend të tij të Arben Ahmetajt. Berisha tha se ky ndryshim mund të çojë në destibilizimin e vendit, pasi opozita nuk do të pranojë konçesionin për administrimin elektronik të TVSH-së, arsye për të cilën sipas tij u shkarkua edhe ish-ministri Shkëlqim Cani. “Ministër që shkarkohet se nuk donte të lejonte një marrëveshje korruptive nuk kam parë unë. A doli se është TVSH e Olsit dhe Edit sepse ai zotëria që hoqët nuk pranonte ta firmoste atë. Përshëndes punonjësit e Financave, ndihem krenar për ata që refuzuan dhe pranuan shkarkimin nga detyra për të mos lejuar aferën e fëlliqur të lidhur direkt me kryeministrin e vendit”- tha Berisha.

Ish-kryeministri madje paralajëmroi një reagim qytetar për të mos lejuar këtë marrëveshje, që sipas tij është faktuar nga studimet investigative se është e lidhur me vëllain e kryeministrit. “Po i detyroni qytetarët t’ju krrejnë me leckat nga zyrat. Ti nuk mund ta merrje kurrë këtë mision. Nuk pranojmë kurrë që kryetari yt dhe kryeministri yt të vjedhë TVSH e shqiptareve nëpërmjet teje. Që po e vjedh ta thonë studimet investigative, faktuan që Olsi është ortak aty, që MF e kundërshtuar, drejtorë të rëndësishëm janë larguar nga detyra për të mos u bërë bashkëvjedhës me ju në këtë aferë. Kjo është gjëmë e madhe, të fusësh dorën në TVSH e shqiptarëve”-deklaroi Berisha. Në reagim të këtyre akuzave ministri Ahmetaj kërkoi nga Berisha të çojë në Prokurori çdo fakt që disponon dhe deklaroi se me ardhjen në krye të Ministrisë së Financave do të rrisë ndjeshëm të ardhurat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.