Top-Channel: “Cani, ikja e një konservatori 60-vjeçar. U lobua nga industria e kromit me mbështetjen e deputetëve të LSI-së”

Postuar në 16 Shkurt, 2016 21:01

Largimi i Shkëlqim Canit është komentuar gjatë ditës së sotme si një ngjarje me rëndësi. Nuk ka informacione të sakta dhe të konfirmuar se përse kjo lëvizje në këtë moment. Këshilltari i Ilir Metës në Kuvendin e Shqipërisë, Lorenc Vangjeli “bënte të vetat” argumentet e Ben Blushit, kur e vlerëson largimin e Canit të lidhur me situatën në përgjithësi: “Shumë më shumë konkret se Basha, ishte opozitari i Ramës brenda PS-së Blushi, i cili e pikturon situatën me ngjyra të errëta: “Ekonomi e përkeqësuar, taksa jo të balancuara, shumë pak politika për të varfërit, performancë e dobët e administratës fiskale…”, shkruan Vangjeli në një opinion të publikuar sot. Një tjetër interpretim vjen nga Top-Channel që referon disa burime, që flasin për lobim nga industria e kromit. Shkruan televizioni në fjalë: “Të hënën, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri i është drejtuar me një letër ish-kolegut të tij Cani, ku i kërkon uljen e rentës për industrinë minerare, e cila po përjeton një moment të vështirë, si rezultat i rënies drastike të çmimeve. Gjiknuri i kërkon Canit të lehtësojë fort këtë industri, e cila për koinçidencë është e përqëndruar pikërisht në zonën elektorale të vet Canit. Por Top Channel ka mësuar me siguri të plotë se, lobi i industrisë nxjerrëse të kromit ka shtuar presionin ndaj qeverisë dhe Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, edhe me mbështetjen e disa deputetëve të mazhorancës, kryesisht nga LSI”. Sa e vërtetë të jetë kjo? Mbetet pa përgjigje zyrtare, sa kohë zëvendësime të tilla janë përherë llogari e një apo dy personave me pushtet. TCh e lidh largimin e Canit edhe me mungesën e optimizimit që ky i fundit ka shprehur lidhur me PPP-në e TVSh-së, ndonëse Cani nuk është në përgjithësi natyrë optimiste. “Ashtu si në rastin e “Crown Agents”, edhe në projektin e e koncesionit të TVSH-së duket se, profesori 60-vjeçar i Ekonomisë nuk ka qenë aq optimist sa shefi i tij”, raporton TCh. Interpretime të këtilla japin idensë se pavarësisht të gjithave Canit i kishte ardhur koha përbtë lënë vendin, qoftë edhe sepse financat ishin një pikë e dobët, sidomos në mbledhjen e të ardhurave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.