Rama: “Reforma në drejtësi kushtëzon koalicionin me LSI-në”. Replikon Llalla: “Korrupsion ka edhe në shëndetësi dhe arsim”

Postuar në 16 Shkurt, 2016 17:54

Kryeministri Edi Rama, deklaroi një ditë më parë në intervistën me Rudina Xhungën se reforma në drejtësi, kushtëzon koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Me LSI jemi koalicion dhe kemi debate, kemi shumë gjëra që na dallojnë, se përndryshe do të ishim një parti. Në këtë koalicion nuk ka pasur asnjë pengesë për reformat e thella që kemi ndërmarrë. Nëse nuk miratojmë Reformën në Drejtësi ne ndahemi menjëherë me LSI-në”, u shpreh Rama. Siç dihet, reforma në drejtësi synon luftën ndaj korrupsionit në pushtetin gjyqësor dhe sistemin e drejtësisë në tërësi, duke aktivizuar hetimin ndaj zyrtarëve të lartë. Por sot, përgjegjësi institucional i hetimit, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, një përfaqësues që ka kundërshtuar formulat aktuale për Byronë e Hetimit dhe Njësinë Antikorrupsion, ka dalë me një pohim, që ngjan si përgjigje e LSI-së ndaj konsideratave të Edi Ramës. “Është e qartë se perceptimi i opinionit mbi korrupsionin në Shqipëri shtrihet në pjesën më të madhe të sektorëve të jetës publike. Qytetarët janë të bindur se ka korrupsion në shërbimet publike, në shëndetësi, në arsim, në tendera e koncesione. Natyrisht, pjesë e perceptimit për korrupsionin, dhe jo pa të drejtë, është edhe sistemi i drejtësisë. Për më tepër, korrupsioni në drejtësi lejon edhe korrupsionin në çdo aspekt të administratës publike”, tha Llalla në një prononcim për “Vizion Plus”. Sugjerim pëe shpërndarjen proporcionale të vëmendjes për korrupsionin, apo një mesazh me kontekst politik? Fakt është se në disa dalje të fundit, Llalla ka qenë më afër qëndrimeve të LSI-së.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Zoti Llalla, ka shume kusure ne drejtim te detyres qe ka.
Nuk e dij, a mund te kete ndonje prokuror, qe te fillonte ceshtjen penale vete, KRYESISHT, kunder KRYEPROKURORIT LLALLA, per mos kryerje te detyres, per neglizhim, ndac me dashje, ndac pa dashje apo ndac nga pakujdesia ?
Duhet te jete i pari, minimalja per te, do te ishte, te shkarkohet, jo te hiqet bute bute.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.