Arben Ndoka në prezantimin e prefektit të Lezhës

Postuar në 15 Shkurt, 2016 13:12

Deputeti i dorëhequr menjeherë pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin, Arben Ndoka ka marrë pjesë si përfaqësues i mazhorancës në prezantimin e prefektit të ri të qarkut të Lezhës, Eduart Ndreca. Opozita ka denoncuar daljen sërish në skenë të ish-deputetit socialist të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Ndoka dha dorheqjen pas akuzave te shumta te opozites dhe përfshirjen në incidentin me deputetin demokrat Gent Strazimiri. Sipas opozitës me rikthimin në skenë të Arben Ndokës Edi Rama sfidon hapur dekriminalizimin dhe  mesazhin e sekretarit të Shtetit,John Kerry. Arbeni Ristani tha nga selia e PD-së së Edi Rama vazhdon t’u japë pushtet personave të inkriminuar, vazhdon ti mbajë ata afër, dhe po i përgatit ata për zgjedhjet që po vijnë për të deformuar votën e lirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.