Sindroma “Nexhmije” “kap” edhe Europën. Gjyq publik ndaj “Corriere della Sera” për intervistën me Putin

Postuar në 14 Shkurt, 2016 16:26

Disa ditë më parë gazeta italiane “Corriere della Sera” i mori një intervistë presidentit rus, Vladimir Putin. Intervista e gjatë(http://www.corriere.it/english/15_giugno_07/vladimir-putin-interview-to-the-italian-newspaper-corriere-sera-44c5a66c-0d12-11e5-8612-1eda5b996824.shtml), përfshinte shumë çështje të aktualitetit politik të marrëdhëieve ndërkombëtareme një drejtues shteti, që sot është një ndër dy aktorët kryesorë në skenën botërore. Por intervista është kritikuar nga disa persona, që “Euobserver” i cilëson si “ekspertë për Rusinë”. Duke vlerësuar se intervista nuk u plotësua me kontekstin e fakteve ku janë zhvilluar ngjarjet kryesore për të cilat pyetet Putin, siç janë ngjarjet në Ukrainë, kritikët kalojnë në akuzën se vetë intervista u transformua në një platformë mediatike për propagandën ruse. “Euboserver” i ka mbledhur zërat kritikë në një shkrim të vetin duke nënkuptuar se i bashkohet atyre në kritikën ndaj “Corriere della Sera”.  “Nëse prezanton deklarimet e Putinit pa komente shpjeguese...kjo përbën një thyerje të rregullave të një gazetari të mirë”, citohet Jacek Saryusz-Wolski, një deputet polak. “Është një platformë për propagandën ruse”, ka shtuar ai. Edhe Ulrich Speck, një ish-reporter që punon për “Carnegie Europë”, një think tank i njohur, ka vlerësuar se Putini e përdori gazetën për të sulmuar sanksionet e Europës. “Ai e konsideron Italinë një pjesë të dobët të koalicionit pro-sanksioneve...Me intervistën në fjalë ai po i drejtohet publikut italian, duke u përpjekur të fuqizojë ato froca që duan të rikthejnë lidhjet e biznesit si zakonisht”, shpreht Speck. Lista e ekspertëve është jo e vogël: ka mes tyre që e quajnë intervistën si naive dhe të bezdisshme, ndonëse nëse i hedh një sy, aty lexohet një ftesë e Putin për intensifikim të marrëdhënieve ekonomike me Italinë. Një vend që siç tha ai e ka3 fishuar vëllimin tregëtar me Rusinë, e që ka patur përherë “marrëdhënie të privilegjuara me Rusinë”. Vetë përfaqësuesit e gazetës i kanë deklaruar “Euobserver” se “përpjekja jonë ishte të kuptonim pikëvështrimin e Rusisë, të cilën mediat perëndimore e bëjnë rrallë”. “Nuk mund të shpjegosh popullaritetin vetëm duke thënë se ai kontrollon median ruse. Ka diçka më të thellë, që shkon në zemrën e identitetit rus, të ndjenjave nacionaliste ruse dhe ne po përpiqemi t’i kuptojmë”, deklarojnë përfaqësuesit e “CS”(https://euobserver.com/foreign/129056).

Ky është një diskutim shumë i gjerë dhe për të cilin mund të sjellësh gjithfarë argumentesh. Një nga kundërshtitë kryesore është se përse Presidenti rus, nuk përballet me faktin, kur po gënjen hapur. Si shembull vjen Kosova. “Rusia nuk e njeh Kosovën. Por Putin i tha CS-së se Kosova është një precedent për Krimenë. Dikush mund të pyesë: Nëse ndarja e Krimesë ishte e justifikueshme, pse atëherë Rusia nuk pranon se Kosova ka të njëjtën të drejtë” – ky është argumenti që jep një gazetar serb, Dejan Anastasijeviç. “Kush po e thotë të vërtetën dhe kë të besojmë”, pason një pyetje tjetër, në një kor proteste që në thelb lidhet me qëndrimin politik kundër Rusisë. Intervista të këtij niveli kanë brenda një element kompromisi që nuk ka lidhje me Perëndimin, apo Lindjen. Do të dërgosh paraprakisht pyetjet që listohen dhe i intervistuari përgatitet, krahas të drejtës për të hequr ndonjë pyetje. Këtë e kanë nënvizuar edhe përfaqësuesit e CS-së që janë vënë në një diskutim të ngjashëm me atë që u zhvilluar në Shqipëri pak ditë më parë, kur disa persona, e ca të tjerë personazhe, u hodhën në një sulm moralizues për intervistimin e Nexhmije Hoxhës. Argumenti: Ajo është gruaja e Enver Hoxhës, duke harruar që këtë argument ta përdorin edhe kur Edi Rama, p.sh, kryeministri i tanishëm, ka vite që nuk përballet më me gazetarë, por i zgjedh vetë studiot. Me sa duket intervistat e tipit “hard talk” janë përherë e më pak të preferueshme nga politikanët e sotshëm, që gjithsesi kur flasin paraqesin interes gazetaresk dhe publik. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Putinin e interviston tere bota. Nuk e ka shpallur kush diktator dhe askush nuk ka thene se eshte gabim te intervistosh diktatore. Pacavurja e xhunges me nexhmijen nuk ishte intervista e fundit e nexhmijes por sherbimi i fundit i xhunges ndaj nexhmijes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.