Njohja e fesë, pjesë e programit shkollor. Tirana zyrtare tërhiqet nga qëndrimi për një Marrëveshje të re të Ohrit

Postuar në 14 Shkurt, 2016 14:28

Duket se njoftimet paraprake të medias për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë, kanë qenë të pasakta. U tha se në takim do të flitej për muxhahedinët e opozitës iraniane dhe se do të kishte edhe një marrëveshje, por kjo në fakt është mohuar nga kryeministri Edi Rama. Duket se pika kryesore ka qenë siguria në rajon dhe kërcënimet nga terrorizmi ndërkombëtar, në aktivitetet e të cilit, Ballkani zë një vend jo të vogël. Në materialin për shtyp të shpërndarë nga Zyra e Shtypit të Kryeministrisë, përcillet fjala e Edi Ramës në konferencën për shtyp, ku ndër të tjera, kryeministri shqiptar, njofton edhe përfshirjen në programin e ri shkollor të lëndëve për njohjen e fesë. “Po ashtu, pata kënaqësinë të ndaj me Sekretarin e Shtetit progresin e bërë në muajt që e kanë pasuar takimin me Presidentin Obama në Kombet e Bashkuara, lidhur me idenë tonë të programit të ri shkollor për njohjen e fesë. Kam bindjen se ky program do të jetë një sukses i përbashkët që do të sjellë progres të rëndësishëm, në aspektin më themelor të luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, që është lufta për mendjet dhe për zemrat e gjeneratës së re”, tha Rama. Përshtypja që krijohet është se në program kanë kontribut edhe amerikanët, por kjo do të duhet të zbardhet në ditët në vijim. Kryeministri shqiptar ka folur edhe për sigurinë energjetike, për ftesën për anëtarësim në NATO që i është bërë Malit të Zi si dhe për Maqedoninë. Qëndrimi i tij ka një rëndësi të vetën, pasi ai ndryshon nga mesazhet e përcjella nga ndonjë këshilltar i tij për Sigurinë, pas ngjarjeve të Kumanovës(http://javanews.al/ne-kumanove-u-vra-edhe-ohri/). “Jemi tejet të kënaqur që Mali i Zi është ftuar më në fund për tu anëtarësuar në NATO. Dëshirojmë shumë të njëjtën gjë edhe për Maqedoninë. Prandaj urojmë që Maqedonia të çlirohet sa më shpejt nga ngërçi që e mban bllokuar në rrugën e saj drejt NATO-s, e në ndërkohë të plotësojë çdo detyrim të saj lidhur me Marrëveshjen e Ohrit”, tha Rama.

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Ahmet Zogu, si Mbret, kishte nxjerre Ligjin qe ndante Shtetin nga Feja, si dhe Shkollen nga Feja.
Bile, ministri i aresimit, i asaje periudhe, Mirash Ivanaj, ( mbas clirimit i vdekur pa gjygj ne burgjet e diktatures), beri nje pune te shkelqyer deri sa arriti te funksionoje normalisht kjo pune.
Nuk e kuptoj, se ku e ka qellimin dhe objektivin kjo puna e fese ne shkolle. Mbasi ne, kemi tre fe. Atehere, i bie qe nxenesit, te mesojne te tre fete. Nje cike si paradoksale kjo pune.
Zoti na ndimofte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.