Kerry mbërrin në Tiranë

Postuar në 14 Shkurt, 2016 11:23

Ka mbërritur në Tiranë sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Ai është pritur në Rinas nga presidenti Bujar Nishani, një prezencë kjo e diskutuar shumë në media, e më pastaj k është drejtuar kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme. Kerry do të takohet edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, i cili përfaqëson një pol institucional të politikës shqiptare. Vizita është e shkurtër, katër orë dhe siç po del në sipërfaqe ajo ka si qëllim kryesor një marrëveshje për mikpritjen e disa muxhahedinëve iranianë, pjesëtarë të opozitës. Po kështu Kerry do të takojë edhe përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri, e cila nuk mund të krenohet me ndonjë arritje në këtë vend. Zyrtarisht Kerry vjen me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe, por në përgjithësi ajo po shihet si axhendë amerikane që lidhet me sigurinë dhe situatën ndërkombëtare, bashkë me një dimension të angazhimit amerikan në Shqipëri për reformën në drejtësi. .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.