Teza e Blushit: 100 mijë > 1 milion

Postuar në 12 Shkurt, 2016 11:11
Eduard Zaloshnja

Ben Blushi ka kohë që ka nisur një sulm frontal ndaj Edi Ramës – si për qeverisjen që ky i fundit po i bën vendit, ashtu dhe drejtimin që po i bën PS-së. Akuzat e Blushit nuk janë të tipit të oponencës ndaj Ramës për çështje të veçanta, por të një opozite të plotë ndaj pothuaj çdo gjëje që bën Rama. Dhe zgjidhja që ka ofruar Blushi është kryerja e zgjedhjeve për kryetar të PS-së me parimin “një anëtar, një votë”, siç e kërkon statuti, dhe vajtjen e tij në krye të qeverisë, në qoftë se i fiton zgjedhjet brenda partisë, po siç e kërkon statuti.

Në qoftë se një skenar i tillë materializohet, i bie që Blushi të bëhet një Renzi i Shqipërisë. Ky i fundit u bë kryeministër i Italisë pa u votuar nga elektorati italian – ai thjesht fitoi garën brenda partisë së tij, pasi elektorati italian kishte votuar që dikush tjetër të ishte kryeministër (dhe për këtë kritikohet vazhdimisht brenda e jashtë Italisë). Për analogji, Blushi don të bëhet kryeministër i Shqipërisë pas votimit të 100 mijë anëtarëve të PS-së, ndërkohë që 1 milion shqiptarë kanë votuar që kryeministër të jetë Edi Rama.

Në qoftë se Blushi mendon se mund të jetë një kryeminstër më i mirë se Rama, që është në të drejtën e tij ta mendojë, duhet që t’i drejtohet jo vetëm 100 mijë anëtarëve të PS-së, por 1 milion votuesve që votuan Ramën për kryeministër. Me fjalë të tjera, ai duhet të deklarojë publikisht se, në qoftë bëhen zgjedhje brenda partisë dhe i fiton ato, do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe në ato zgjedhje pastaj, të mundohet të marrë votat për kryeministër, duke paraqitur një PS të reformuar sipas platformës së tij, një program të ri qeverisës sipas filozofisë së tij, e një listë të re kandidatësh për deputetë të përzgjedhur sipas parimeve të reja që do të propozojë.  Vetëm kështu sfida që ai po i bën Ramës nuk do të duket thjesht si një synim për të kapur karrigen e këtij të fundit.

Por ç’i mbetet të bëjë Blushit në qoftë se nuk ka sukses në sfidën e tij për kryetar të PS-së?

Rruga më e ndershme do të ishte ajo e nismës për krijimin e një partie të re, e cila të ketë një platformë të ndryshme nga ajo që po zbaton Rama në qeverisje e në PS – të cilën Blushi po e sulmon praktikisht në çdo pikë të saj. Hapësirë në elektoratin e majtë, në fakt, ka për një parti të tillë. Nga një sondazh që zhvillova para tre muajsh, rezultonte se nga 1 milion votues të mazhorancës, vetëm 750 mijë e vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë në përgjithësi; vetëm 530 mijë e vlersojnë pozitivisht punën e qeverisë në fushën e shëndetsisë; vetëm 550 mijë e vlerësojnë pozitivisht luftën e qeverisë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale; vetëm 590 mijë e vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë në fushën e ekonomisë.

Në qoftë se Blushi mendon se përfaqëson zërin e votuesve të pakënaqur të majtë, të tillë ka plot në gjithë Shqipërinë. Dhe ata mund t’ia japin votën një partie të re të iniciuar prej tij. Kuptohet, në qoftë se dështon të zgjidhet kryetar i PS-së… 

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Zoti Zaloshnja,
Kryeministri ne Itali nuk votohet nga elektorati por propozohet nga partia ose koalicioni fitues, paraqet programin dhe qeverine ne parlament dhe kerkon besimin e parlamentit. Eshte ky i fundit qe e voton si kryeminister. Dhe eshte po parlamenti qe mund t'ja heqi besimin. Kur kjo gje ndodh ka dy mundesi: ose kolicioni fitues pranon qe nuk ka me shumicen ne parlament dhe presidenti zgjidh parlamentin duke deklaruar votimet e reja, ose koalicioni paraqet nje person tjeter qe mund te organizoje nje qeveri te re dhe ti paraqitet parlamentit per aprovim. Ne kete menyre ka ardhur ne fuqi Renci.

Submitted by Fillestari (not verified) on

Artikulli i mesiperm eshte distorision total i logjikes. Se pari, mua nuk me rezulton qe z. Blushi te kete hedhur kandidaturen per Kryeminister te Shqiperise. Ai ka hedhur kandidaturen per kryetar te Partise Socialiste dhe ketu lodjika e tij eshte 100% e sakte. Autori i shkrimit shkon larg duke menduar se votat eventuale te 1 milion Shqiptareve per kryeminister jane te mjaftueshme per te mbajtur dike kryetar te PS. Ligjet baze te demokracise e kerkojne te votohesh me zgjedhje te rregullta per te qene kryetar i cilitdo forum. Psh votat e 1 milion votuesve nuk te bejne automatikisht kryetar te Shoqates se Gjuetise. Perse PS qenka perjashtim nga ky rregull universal?
Se dyti, autori, z. Zaloshnja ben nje gabim kur baraspeshon votimin ndaj kandidateve te emeruar te nje partie me mandatin personal te kryetarit te saj. Shqiperia eshte nje republike parlamantare dhe jo presidenciale. Pushtetin e ka ai qe gezon besimin e shumices se Parlamentit dhe jo nje njeri i mandatuar nga populli. Sikur Shqiperia te kishte fatin te kishte nje leader te kalibrit te z. Renzi, do te ishte nje fat qe as ne enderr nuk e kemi pare... Por z. Renzi (ashtu edhe eventualisht z. Blushi neser) nuk jane vene kurre ne qender te ndonje kritike serioze nderkombetare per menyren sesi eshte bere kryeminister i vendit te tij. Keto forma te nderrimit te pushteteve jane krejt te zakoneshme ne vendet e demokracive parlamentare, si psh Britania e Madhe ne te cilen edhe John Major edhe G. Brown me se fundi, u ngjiten ne pushtet ne te njejten menyre dhe nuk u ankua njeri ne bote. Ne Australi u nderruan disa kryeministra per 3 vjet, dhe ne te nejten menyre Shinzo Abe u zgjodh per here te pare kryeminister i Japonise.
Mua nuk me pelqen te gjej prapamendime te autoreve per ndonje opinion qe ata shprehin, por z. Zaloshnja e ka patur si formimin e duhur ashtu edhe informacionin ne lidhje me keto fakte qe ai i anashkalon si pa gje te keq. Perse keshtu?

Submitted by Albi_I (not verified) on

Degjo e meso o "intelektual" xxxxxx, ne sistemet evropiane parlamentare nuk votohet kryeministri, votohet partia dhe deputeti. Dhe nuk eshte vetem Renzi keshtu. John Major e Gordon Brown u bene keshtu kryeministra. Ne menyre te rregullt vendet evropiane si Belgjika, Hollanda, Suedia, Danimarka, Austria etj ndryshojne kryeministrat pasi sistemet proporcionale parlamentare nuk lejojne mazhoranca te forta por koalacione shume partiake qe jane mjaft delikate.

Meso edhe qe kjo erdhi si pasoje e evolimit te ndryshem demokratik ndermjet Amerikes dhe Evropes. Meqe partite amerikane evoluan ne organizata shume te hapura dhe demokratike sistemi bipartiak ishte i mjaftueshem per te garantuar nje stabilitet demokratik ku partite evolonin ne menyre te vazhdueshme. Partite evropiane, megjithese jo si kjo e Rames dhe Berishes, jane gjithsesi me te ngurta. Pra ekzistonte rreziku i cimentimit te kontrollit politik nga nje grup i vogel njerezisht. Per te zhbere kete rrezik, parlamentet Evropiane shkuan drejt sistemeve proporcionale dhe qeverisjes me koalicion ne te cilat nuk eshte turp fare te nderrosh ne menyre te rregull km.

Po e cojme edhe me tej kete filozofine tende me rastin qe ke marre, Renzin. Renzi vertet u be km si kryetar i ri i partise po ne zgjedhjet e meparshme partiake qe kishte humbur, ai mbeshtetjen e kishte marre nga njerez qe sapo ishin anetaresuar ne parti e Bersani nga mbeshtetesit e vjeter. Dita qe partia heq nga pushteti nje kryetar popullor ne shoqeri po jo ne nje rreth te ngushte partiak eshte komplet utopike. Pasi ne fakt ajo qe ka ndodhur tradicionalisht, si ne Shqiperi po edhe ne Italine e Renzit, eshte qe partia eshte perdorur si mjet per mbrojtur kryetarin nga presionet e shoqerise. Nese vjen nje moment qe partite shqiptare nderrojne kryetarin, aq me teper duke qene ne pushtet, ne fakt tregojne se po hapen ndaj presionit dhe opinionit publik e jo se po i kthekan shpinen atij. Te heqesh Ramen nga kryetar partie kur ai ka te gjithe levat formale e mbi te gjitha jo-formale qe te fal pushteti do ishte nje sipermarrje monumentale per demokracine e Shqiperise.

Gje qe fatkeqesisht e dime qe nuk do ndodhe sepse anetaresia e partise eshte ne vende pune se i ka lepire bycen Rames. Ashtu sic sapo e bere dhe ti. Fshiji pak buzet, he xhan.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Nxirrini komentet, mos kini turp. By***lepires nuk eshte fjale e turpshme.

Submitted by remziu (not verified) on

z. Zaloshnja, Merresh shume me problemet elektorale,por mesa duket nuk di ende procedurat juridike te zgjedhjes se kryeministrit.
1 milion votat e zgjedhjeve elektorale me 2013,nuk jane per kryeministrin,por per koalicionin qeverises te 30 e ca partive,jo per Edi Ramen.E ke gabim gjithe diten.Madje pas 2-3 vjete qeverisje,edhe ata qe mund te kene qaene dakord per Edi Ramen si kryeminister,tashme kane ndruar mendje per shkak te mos mbajtjes se premtimeve elektorale nga Rama.Kjo eshte edhe aresyeja qe Rama kerkon te mos mbahen zgjedhjet per kryetarin e partise,sepse nuk ka besim ne fitoren e tij. Mesa duket Blushi kerkon riparimet nga shkarjet ne programin e PS dhe kthimin e PS ne parti te majte me program qeverises te majte,duke respektuar edhe Kushtetuten(Statutin) e PS.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.