Një 30% problematik

Postuar në 12 Shkurt, 2016 20:13

Një sondazh i kryer në faqen e "Top-Channel" shtron këtë pyetje:  A mendoni se ka të drejtë deputeti Ben Blushi në kërkesat e tij për funksionimin e demokracisë së brendshme në parti?

Rezultati i fiksuar sot në mbrëmje është: 71% mendojnë se Blushi ka të drejtë dhe 29%, jo. 30% i supozuar si kundër Edi Ramës konfirmohet këtu për një kampion prej 3947 votuesish. Të kemi parasysh se pyetja këtu shtrohet për demokracinë në parti, ndonëse ajo implikon edhe pozicionin e kryetarit. A është ky raport arsyeja se përse shmangen zgjedhjet në PS? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.