Ndjekje penale dhe gjoba për protestën e 8 dhjetorit. Po kampingun e grevave në bulevard e kujton kush?

Postuar në 12 Shkurt, 2016 19:46

Lufta më e mirë është të godasësh tek paratë. Kështu po vepron edhe qeveria, e cila ka menduar që të gjobisë dhe të kallëzojë penalisht organizatorët e protestës së 8 dhjetorit. “Bashkia e Tiranës, krahas gjobës së vendosur ndaj Partisë Demokratike dorëzon në prokurori preventivin e dëmeve të shkaktuara  gjatë protestës së opozitës më 8 dhjetor. Por, këtë praktike, mësohet se kanë ndjekur edhe Kryeministria, Ministria e Transporteve dhe ajo e Brendshme.  Sipas prokurorisë, preventivët janë përpiluar nga ekspertë të ndryshëm të këtyre institucioneve, të cilët kanë nxjerrë me detaje të gjitha dëmet e shkaktuara. Të katër këto fatura, kapin shifrën e miliona lekëve që institucionet pas protestës kanë investuar për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga protestuesit. Këto prova materiale, janë administruar dhe po hetohen nga një prokuror i vetëm, i cili, përveç organizatorëve të protestës dhe individëve të dhunshëm të asaj date, po heton edhe kallëzimin e inspektorit të Policisë Bashkiake, për falsifikimin e shkrimit në flet-gjobën që ky institucion i ka vendor selisë blu”, raporton “ABC NEËS”.

Ky akt, i vënë në lëvizje fillimisht nga i akuzuari për veprën e fallsifikimit, kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj,  mendohet se do të çojë si të akuzuar Enndo Bozdon dhe deputetin Oerd Bylykbashin, që janë edhe personat që kanë kërkuar lejen për protestën. “Policia thotë se në asnjë rast, nuk është kërkuar leje për të protestuar pranë ministrisë së brendshme, dhe për kete Bozdo e Bylykbashi duhet të mbajnë përgjegjësi penale për akuzën e “Organizmit dhe pjesmarrjen në grumbullime, manifestime të paligjishme”. Por pavarësisht kallëzimit të policisë, mësohet se prokuroria ka kërkuar prova konkrete që implikojnë personat e kallëzuar dhe të tjerë, duke kryer veprime të dhunshme që më pas të ngarkohen me përgjegjësi penale”, vijon raportimin “ABC NEËS”.

A ka vallë më zotësi se kaq për të qenë hipokritë deri në fund? Vërtet që protesta e opozitës u shoqërua me akte dhune, por ky lloj trajtimi prej qibari në zbatimin e ligjeve,por të kujtojmë këtu protestën e 21 janarit, të kujtojmë edhe grevën e urisë së socialistëve. Akte politike që bllokuan në mënyrë të dhunshme bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për ditë të tëra, duke ndotur mjedisin, bllokuar qarkullimin, pa harruar ndotjen akustike të fjalimeve dhe ulërimave të përditshme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.