Shqiptarët, të parët për studime në Rusi nga studentët e huaj me bursa

Postuar në 11 Shkurt, 2016 22:32

Ambasada ruse në Tiranë ka organizuar një pritje dje, me rastin e Ditës së Diplomatit. Ambasadori Aleksandër Karpushin foli për miqësinë mes dy popujve dhe bashkëpunimin në rritje mes të dy vendeve. Ndonëse Shqipëria prej shumë vitesh e sheh Rusinë ftohtë dhe mban një distancë në marrëdhëniet me të, një fakt, që dëshmon simpatinë që një pjesë e shqiptarëve kanë për rusët, nuk mund të anashkalohet: “Jemi të kënaqur me nivelin e lartë të bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm humanitar dhe kulturor. Me shumë sukses në Shqipëri rregullisht zhvillohen koncertet e artistëve rusë dhe aktivitete me pjesëmarrjen e personaliteteve të kulturës ruse. Një fushë tjetër ku vazhdojmë të ecim përpara është fusha e arsimit. Mjafton të them që Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e studentëve që studiojnë në universitetet e Rusisë me shpenzimet e shtetit tonë. Unë e di që shumë nga të pranishmit në këtë sallë dikur kanë përfituar nga kjo e drejtë”, tha ambasadori.

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Rrofte Bashkimi i Lavdishem Sovjetik! Poshte tradhetaret e Leninizmit Fitimtar! Just kidding.

Submitted by Symadhi (not verified) on

A me duket apo ky ambasadori rus eshte me uniforme ushtarake ? Ishalla gabohem une,mbasi edhe ambasador, edhe me uniforme, sikur nuk shkon. Po te ishte me uniforme, ne, te dy vendet, duhej te ishim ne lufte me njeri tjetrin. Njecike si absurde kjo pune.
Ky komentuesi me VEMENDJE, sot paska te drejte. Vetem do t'a pyesja, sikur t'i shtonim edhendonje kenge per STALININ ? Besoj, se do te ishte me mire.
Pastaj, ne, e kemi shume kollaj. Kucoven e bejme perseri Qyteti Stalin., ja kemi marre doren, boll qe dikush te na jape para.
Tung.
P.S. Zoterinj te redaksise,lutem,kotrolloni rregjistrimin e komenteve tek shkrimet e artikujve, mbasi mungojne. Nderkohe tel kolona "KOMENTET E FUNDIT", ikeni te rregjistruara fillesat e komenteve.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

O Symodhi Lales, po ti shtoje mer lal ene Stalinin po deshe, kush po t'thot tyna noi gjo mer Ndoc Dudasi.

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Po me mua cfare ke o "I VEMENDSHEM", as nuk te kam ngacmuar e as te kam permendur.
Pa me njojtur, mos u kruaj kot. Mos me ngaterro me te tjere qe nuk me interesojne.
Po je per kafe, me ke cdo dite tek Pallati Kultures, Tirane, nga ora 8.00 deri 9.30'.
Te uroj shendet.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

I nderuar Ndoc Dudasi, mua sepse m'u duk qe stili i ketij Symadhit ishte si stili jot, pra kujtova se ishe ti qe fshiheshe nen nickun Symadhi. E kuptoj qe jam ngaterruar keq, kam bere gabim dhe te kam hyre ne hak pa te drejte, prandaj te lutem me fal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.