Basha konfirmon Berishën, PD nuk voton variantin e qeverisë për Byronë e Hetimit

Postuar në 11 Shkurt, 2016 09:46

Atë që paralajmëroi ish-kryeministri Berisha se PD nuk do të votojë variantin e qeverisë për Byronë Kombëtare të Hetimit e konfirmoi edhe kryetari demokrat Lulzim Basha. Ai tha se varianti i miratuar në mbledhjen e qeverisë është në kundërshtim me atë që është dakortësuar në fillim edhe opozita.
“Byroja e Hetimit, jo varianti që dhamë dakortësi, varianti që s’merr parasysh komisionin e Venecias, është një provokim, apo truk për t’i hedhur hi syve shqitparëve, dhe nuk do votohet. Të votojmë draftin e dakortësuar, nëse jo, le ta marrë vesh cdo shqiptar se kush është kampion i hileve dhe trukeve, por këto nuk i ecin as me opozitën, as me Bashën, as me ndërkombëtarët”,- tha Basha.
Pika që opozita nuk është dakort me këtë draft është dakortësimi që kjo strukturë të jetë në autoritetein e prokurorisë sic parashikon Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias, por qeveria e ka l1%në në varësinë e Policisë së Shtetit.

Comments

Submitted by Bojaxhi (not verified) on

Zhulanjosit Sali dhe pisanjosit Lul, u doli boja, dhe tani kane dale cipllak ( lakuriq ose, sic i ka bere e ema), duke mos ditur se c'te thone me, mbasi rrezikun e kane te perbashket, burgun qe i pret, jo vetem keta te dy, por te gjithe lukunine e ujqerve qe kane nga prapa.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.