Vonesat me skanimin, reagon edhe Dhoma Amerikane e Tregëtisë

Postuar në 10 Shkurt, 2016 16:08

Ndaj vonesave të krijuara në dogana si pasojë e skanimit të automjeteve, ka reaguar sot edhe Dhoma Amerikane e Tregëtisë. “Bizneset, anëtarë të Dhomës Amerikane thonë janë taksapagues të regullt dhe në vend që të ofrohen lehtësira ata ndihen te persekutuar me procedurat e shtuara pa arsye, të cilat krijojnë edhe pritje pafund. Bizneset i referohen një deklarate të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me lehtësirat që duhet t’u ofrohen atyre subjekteve që kanë një historik të rregullt në dogana. Por pavarësisht deklaratave të tij, duket qartë nga shqetësimet e biznesve, se kjo nuk është implementuar nga autoritetet doganore”, raporton Tv Klan. Vonesat janë krijuar edhe nga një urdhër i Drejtorisë së Doganave që në emër të masave për disiplinim dhe atyre kundër terrorizmit ka caktuar regjim të ri pune që po sjell kaos. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.