Tregu i importit të energjisë, dyshime për marrëveshje mes operatorëve dhe implikim të OSSHEE

Postuar në 10 Shkurt, 2016 10:04

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur një hetim të thelluar në tregun e importit të energjisë elektrike, me qëllim mbulimin e humbjeve në rrjet.
Nga hetimi nuk janë provuar dot shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, megjithatë Autoriteti ka vlerësuar se procedurat e tenderimit nuk janë të besueshme dhe nuk ka përjashtuar se mund të ekzistojnë marrëveshje mes operatorëve për ndarjen e tregut.
Hetimi nisi pas ankesave nga kompania GEN-I, që akuzon Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike se ka informuar dy kompanitë e tjera konkurrente, EFT dhe GSA, për vlerën e ofertave të GEN-I, me qëllim nxjerrjen nga tregu të kësaj të fundit. Në fakt, nga analiza e kryer nga Autoriteti i Konkurrencës, tregu i importit të energjisë për mbulimin e humbjeve në rrjet rezulton shumë i përqendruar.
Për vitin 2014, tregu është dominuar nga shoqëria EFT, me një përqindje që varion nga 42% në muajt gusht dhe tetor deri në 84% në muajin qershor. Pjesa tjetër e tregut është ndarë mes shoqërisë ankimuese GEN-I dhe subjektit tjetër GSA, që kanë mbajtur mesatarisht 21% deri në 22% të tregut, për 12 muajt e vitit 2014.
Në analizën e ndarjes së tregut muaj pas muaji, Autoriteti i Konkurrencës gjykon se afërsia e ofertave fituese lë dyshime për shkëmbim informacioni dhe bashkëpunim mes konkurrentëve në treg, konrektisht mes kompanive EFT dhe GSA.
Megjithatë, nuk mund të provohet se ka pasur një rrjedhje informacioni nga ana e OSHEE, duke qenë se në mjaft raste ofertat e ankimuesit GEN-I kanë ardhur më vonë se ofertat e dy subjekteve të tjerë. Autoriteti i Konkurrencës vlerëson, sidoqoftë, se tregu në fjalë ka ende problem raporton Gazeta Dita.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Kam frike se keta te OSHE, kane vepruar me te njejten formule qe ka pas vepruar edhe Andis Harasani, per te cilen edhe do te gjykohet.
Kjo, bile, eshte mundesia edhe mee madhe, mbasi, EFT dhe GSA, ne kompromis edhe me OSHE, per mos te ulur fitimin e vet por qe te plotesojne kerkesen e KOMPETENTIT te OSHE per te marre pjesen e vet "TE ZARFIT KORUPTIV", kane mbajtur ate cmim per te cilin edhe flitet.
Skema eshte e thjeshte. Duhet kembengulje,ndhe korektese ne pune.
Per mendimin tim, prokuroria duhet te filloje urgjentmceshtjen penale, dhe t'i coje ne gjygj fajtoret.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.