Dade e Hafizi letër Ruçit për datën e zgjedhjes së kryetarit

Postuar në 10 Shkurt, 2016 18:02

Dy deputetet socialiste Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, të cilat kanë mbështetur qëndrimet e Ben Blushit për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Socialiste, i janë drejtuar me një letër kryetarit të Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ku i kërkojnë  që në mbledhjen e Asamblesë para Kongresit të shtohen edhe dy pika që kanë të bëjnë me caktimin e datës për zhvillimin e votimit nga anëtarësia e partisë në shkallë vendi për zgjedhjen e kryeatrit të PS sipas parimit një anëtar një votë dhe paraqitja e platformave nga kandidatët për kryetar të Partisë Socoaliste. Po ashtu deputetet Dade e Hafizi kërkojnë që para mbledhjes së Asamblesë të njihen me projektin e propozuar nga Grupi i Punës për ndryshime me qëllim maksimalizimin e kontributeve për demokratizimin e jetës së brendshme dhe funksionimit të Partisë Socialiste.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.