Raporti i BB-së/Shqipëria vend me barrë të lartë fiskale. Rritje me 5.1% në vitin 2015

Postuar në 09 Shkurt, 2016 12:54

Shqipëria hyn në vendet me ngarkesë të lartë fiskale. Një raport i Bankës Botërore, “Paying Taxes 2016”, vlerëson se shkalla tatimore në Shqipëri për vitin 2015 ishte 36.5%, duke shënuar rritje me 5.1% krahasuar me një vit më parë. “Shkalla tatimore në vitin 2015 ishte 36.5%, duke shënuar një rritje prej 5.1% në raport me një vit më parë. Nga këto, 14.1 për qind janë tatime, 19.8 janë taksa mbi punën, ndërsa 3.6 për qind janë taksa të tjera. Sipas raportit, biznesi në Shqipëri harxhon 357 orë në vit për pagimin e taksave. Nga këto, 119 orë harxhohen për taksat mbi të ardhurat, 94 orë për taksat e punës dhe 144 orë për TVSH-në. Rritja e barrës fiskale në Shqipëri duhet të ketë ardhur si pasojë e rritjes së Tatimit mbi Fitimin nga 10 në 15 për qind”, raporton gazeta “Shqip”.
Në nivel rajonal, vendi me shkallën më të ulët tatimore është Maqedonia,mkurse me shkallën më të lartë është Serbia. Po kështu raporti vë në dukje procesin në rritje të informatizimit të llogaritjes dhe të pagimit të taksave. “Janë 18 vende që kanë futur teknologjinë e re informatike: Kosta Rika, Qipro, Indonezia, Xhamajka, Malajzia, Mali i Zi, Maroku, Mozambiku, Peruja, Polonia, Ruanda, Serbia, Republika Sllovake, Spanja, Taxhikistani, Uruguai, Vietnami dhe Zambia”, vijon raportimin “Shqip”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.