Ligji i ri për hipotekat. Dixhitalizim i hartës së tokës, një zgjidhje për mbivendosjet

Postuar në 09 Shkurt, 2016 19:51

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka përsëritur edhe njëherë sot në Komisionin e Ligjeve, nevojën e dixhitalizimit të hartave të tokës. Sipas tij mbivendosjet e pasurive të paluajtshme janë problem shumë serioz dhe ndërhyrja me anë të teknologjisë është një zgjidhje e kënaqshme. Kjo ka vlerën e vet edhe në raport me kreditimin nga bankat, që sot paraqitet shumë problematik. “Qeveria ka hartuar një ligj të ri për regjistrimin e pasurive të paluajtshme që synon të shmangë shitjen fiktive të apartamenteve, duke shuar në këtë mënyrë një konflikt shumëvjeçar në shoqërinë shqiptare. Ne duam të mënjanojmë disa nga problematikat kryesore që janë shfaqur vitet e fundit. Dixhitalizimi është një zgjidhje për mbivendosjen”, tha ministri Manjani.
Nëse ky problem do të marrë rrugë, me siguri do të ishte një ndihmë e madhe dhe do të ndihmonte në stabilizimin e kufijve pronësorë që sot janë në kaos. Po kështu dixhitalizimi e bën më të aksesueshëm dokumentacionin qoftë edhe për nevoja të palëve ndërgjyqëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.