Kush po e tund Llallën?

Postuar në 08 Shkurt, 2016 18:41

Adriatik Llalla ndërron mendje për antikorrupsionin. Nëse një muaj më parë ai e shkriu Njësinë Antikorrupsion me argumentimin se prokurorëve u kishte mbaruar mandati dhe se “nuk ka patur ngarkesë në punë”, sot ai ka kthyer timonin në të kundërt. Raportohet se 8 prokurorë do të transferohen në këtë, mes tyre edhe Ramadan Troci, që do të drejtojë njësinë në fjalë(http://www.syri.net/2016/02/08/kryeprokurori-llalla-rikthen-njesine-anti...). Troci u bë i njohur pas arrestimit të Fullanit dhe Shpëtim Gjikës, por sidomos me lajmin – Facebook ku ai shprehte adhurimin e vet për Ilir Metën(http://www.respublica.al/content/prokurori-troci-lavde-në-facebook-për-moton-e-fundit-të-metës-“me-qetësi-dhe-dashuri”).
Lajmin e ka referuar sot fillimisht gazeta “Mapo” që vëren se ky ndryshim kursi vjen në një kohë kur po diskutohet shumë për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ka kohë që përflitet se Adriatik Llalla është nën ndikimin e LSI-së, por caktimi i Trocit në krye të antikorrupsionit si dhe rikthimi i kësaj njësie provojnë edhe më shumë se Ilir Meta po negocion politikisht me fatin e institucionit të Hetimit, në kuadër të reformës në drejtësi. Ka një prirje për ta identifikuar Byronë si platformë arrestimesh të mëdha dhe ndoshta kjo ka bërë që sot kryeprokurori të zhbëjë atë që bëri një muaj më parë.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Dhalla qe te behet DHALLE, tundet mire nga DYBEKU.
E, DYBEKU, i Adriatik LLALLES, eshte Reforma ne Drejtesi, dhe NDERKOMBETARET, qe sic duket, po kercasin mire dhembet.
Sipas gjasave, arrestimet, ne fillim do te fillojne me PROKURORE e GJYKATES, e mandej me POLITIKANE.
Nga kjo pune, LLALLA, po ndjen frike, jo vetem per shkarkimin e pritshem,mgje qe eshte me pakta, por po pritet edhe arrestimi i tije. Bile, bile, ky eshte nje opsions shume me afer te vertetes. Si Ka mundesi te ndodhin gjithe keto qe ndodhin ketu tek ne, dhe ai si kryepokuror, nuk fillon asnje ceshtje penale ? Me LLallen, soc duket fillonluftane reformes ne drejtesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.