Inspektim dhe auditim financiar për të shmangur “surprizat” e KLSH-së

Postuar në 08 Shkurt, 2016 19:45

Siç pritej qeveria miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për krijimin e njësive të auditit të brendshëm për ministritë dhe institucionet e varësisë të organizuara me degë territoriale dhe bashkitë. Krahas këtij vendimi qeveria ka miratuar në mbledhjen e datës 3 shkurt, edhe kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit e administratës publike, për t’u përzgjedhur si inspektor financiar publik. Përveçse të jenë të pajisur të paktën me diplomë universitare “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të dhe të ketë të paktën 5 (pesë) vite përvojë profesionale në njësitë publike, qeveria përcakton se nuk mund të angazhohen për inspektim financiar publik punonjës të administratës publike që ushtrojnë funksionet e titullarit të njësisë publike, nëpunësit autorizues, gjyqtarit, prokurorit, oficerit të policisë gjyqësore, audituesit të brendshëm dhe punonjësit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky i fundit ka evidentuar shkelje 1.2 miliardë lekë në dy vite të qeverisjes duke kallëzuar penalisht zyrtarë të lartë të qeverisë aktuale, përfshirë ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri për dëm në vlerën e 479 milionë euro nga marrëveshja e mirëkuptimit me CEZ. KLSH ka raportuar shkelje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucione të tjera si Agjencia Kombëtare e Turizmit, titullarja e të cilit, Julinda Dhame po ashtu është kallëzuar penalisht. Ndoshta për të shmangur të tilla surpriza qeveria ka vendosur që para kontrolleve të KLSH-së të kalojë në duart e audituesve të saj fondet publike të ministrive dhe institucioneve në varësi të saj.

Comments

Submitted by AUDITI (not verified) on

Pak a shume, kjo strukture qe mundohet te ngreje kjo qeveri, ka qene edhe ne qeverite e mepareshme, te Adil Carcanit e tatapjete.
Per ndermarjet ne vartesi te komiteteve ekzekutive te rretheve, kontrolli financiar behej nga seksioni i kontroll revizionit te seicilit rreth.
Per ndermarrjet ne vartesi te Dikastereve, kontrolli financiar behej nga drejtoria e finance revizionit e Dikasterit perkates.
Ndersa kontrolli i larte i shtetit, kryente kontrolle periodike, ne dikastere pa perjashtim, ne bashkite pa perjashtim, dhe ne ndermarrjet nacionale kryesore, si Komani, Metalurgjiku, etj.
Disa struktura, atehere, nuk ishin kot. Kush te linte te livadhisje si te doje. Te benin synet menjihere. Shuma nga ata qe atehere u futen ne burg per vjedhje, me mashtrime, arriten te merrnin statusin e te burgosurit politik me dokumenta fallco. Pra, kane vjehur. Fallsifikuar dy here, nje here ne diktature dhe njehere ne demokraci.
C'ti besh, keshtu e kane keto pune,mbasi jane si puna e tabelave te qarkullimit qe, ne fillimet e demokracise, nuk i zbatonin shoferet me pretestin se jane tabela te diktatures. A e shihni se deri ku ecen IDIOTIZMI YNE patologjik ?
Tung

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.