BE nuk i shërben popujve, demokracia kërkon një fillim të ri

Postuar në 07 Shkurt, 2016 12:57

Nga Yanis Varoufakis, “The Guardian”

Neveria që aktualisht ndjejnë shumë britanikë ndaj BE-së, buron nga instinkti i duhur, por çon drejt një përgjigje të gabuar. Pa dyshim që Brukseli e shpërfill demokracinë, dhe është zhytur në papërgjegjshmëri. Por kompromisi i brishtë i Dejvid Kameron, nuk do të mund të bëjë asgjë për ta adresuar këtë problem.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, edhe një votë për “Brexit” në referendumin e ardhshëm, nuk është përgjigja e duhur. Komuniteti Europian ka qenë, në mishërimin e tij të hershëm, një ndërmarrje madhështore. Themelimi i tij, mundësoi rivitalizimin e kulturave kombëtare në frymën e kozmopolitanizmit evropian, me zhdukjen e kufijve, dhe institucionet e përbashkëta dhe prosperitetit të përbashkët.
Pavarësisht gjuhëve dhe kulturave të ndryshme, Evropa filloi të ecë përpara së bashku, në paqe dhe harmoni të dukshme. Mjerisht, ‘vezë gjarpëri’ qenë duke vegjetuar brenda themeleve të unionit. Shtetet normale si Britania, zhvilluan përgjatë shekujve mekanizma politikë për të përmbajtur konfliktet sociale dhe ekonomike, midis grupeve dhe klasave antagoniste (si për shembull monarkia, baronët, më vonë tregtarët, sindikatat, etj).
Kjo nuk është aspak e ngjashme, me mënyrën sesi u zhvillua BE-ja dhe burokracia e saj në Bruksel. Ajo e filloi jetën si një kartel i industrisë së rëndë (qymyrit dhe çelikut, më pas prodhuesit e makinave, më vonë bashkimin e fermerëve, industritë hi-tech dhe të tjerat). Si të gjitha kartelet, ideja ishte të manipuloheshin çmimet dhe të rishpërndaheshin fitimet, përmes një burokracie të ndërtuar enkas për këtë qëllim në Bruksel.
Ky kartel evropian dhe burokratët që e administrojnë atë patën frikë nga frikë popull, ndaj dhe e përçmuan idenë e një qeverie nga populli, ashtu si administratorët e prodhuesve të naftës të OPEC-ut, apo siç vepron në fakt ndonjë korporatë. Me durim dhe në mënyrë metodike, filloi një proces i depolitizimi të vendimmarrjes, dhe për pasojë u krijua një makinë e pamëshirshme që e çoi “popullin” larg “demokracisë”, të paktën për aq sa ishte i shqetësuar BE-ja, dhe duke e mbuluar të gjithë politikëbërjen nën një fatalizëm pseudo-teknokratik.
Politikanët kombëtarë u shpërblyen shtrenjtë për miratimin që dhanë për kthimin e Komisionit, Këshillit, ECOFIN (ministrat e financave të BE-së), Eurogrupit (ministrat e financave të eurozonës) dhe Bankës Qëndrore Europiane në zona të lira nga politika dhe demokracia.
Çdokush që kundërshtonte këtë process, etiketohej si “jo-evropian” dhe trajtohej si dikush që ishte jashtë vale. Ky është, në një aspekt të rëndësishëm, shkaku më i thellë i neverisë që shumëkush në Britani, ndjen instinktivisht ndaj BE-së.
Dhe ata kanë të drejtë:kostoja e vendimeve për de-politizimin e vendimeve politike, ka qenë jo vetëm humbja e demokracisë në nivelin e BE-së, por edhe politikat e dobëta ekonomike në të gjithë Evropën. Në eurozonë, për të ruajtur rregullat e tyre të pazbatueshme fiskale, “teknokracitë” me bazë në Bruksel dhe Frankfurt, sigurojnë që ekonomitë të cilat janë pjesë e eurozonës të shtyhen njëra pas tjetrës në humnerën e masave shtërnguese, duke shkaktuar një rënie të përhershme ekonomike tek vendet më të dobëta, dhe më pak investime në vendet kryesore.
Sa më shumë që dështojnë politikat e tyre, aq më autoritarë bëhen, dhe më të paarsyeshëm në politikat që imponojnë. Ndërkohë shtetet anëtare të BE-së si Britania, që patën arsye të mira për të qëndruar jashtë eurozonës, janë prekur nga rrëshqitja e përgjithshme të Evropës në deflacion dhe tashmë janë alienuar, duke kërkuar frymëzim dhe partnerë përtej Atlantikut, apo në Kinë, ku i pret vetëm zhgënjimi dhe humbja e madhe e sovranitetit (siç e konfirmon edhe draft-marrëveshja e partneritetit trans-atlantik).
Kudo evropianët e sotëm, nga Helsinki në Lisbonë, nga Dublini në Kretë, nga Laipcigu në Aberdin, po ndjejnë se janë lënë baltë nga institucionet e BE-së. Shumë prej tyre janë tërhequr nga ideja e përçarjes së BE-së, më përjashtim të ruajtjes së tregut të vetëm. Aktivistët e Brexit po u premtojnë votuesve, se ata mund të kenë sovranitetin e tyre dhe qasje në tregun e vetëm të Evropës. Por ky është një premtim i rremë.
Një treg realisht unik, në një fushë loje të niveluar, kërkon një kornizë të vetme ligjore, industri, standarde pune dhe mbrojtjen e mjedisit të njëjta, si dhe gjykatat që do t’i zbatojnë ato me të njëjtën vendosmëri përmes një juridiksioni të përbashkët. Por kjo pastaj kërkon edhe një parlament të përbashkët që shkruan ligjet, të cilat do të zbatohen në të gjithë tregun e vetëm, si dhe një qeveri që zbaton vendimet e gjykatave.
Një popull si britanikët, ku të gjithë palët e politikës ushqejnë idenë e një parlamenti sovran kombëtar, nuk mund të parashikojë ardhjen në jetë të një institucioni të tillë. Ata kanë të drejtë të jenë të përgatitur për të sakrifikuar, për një kauzë më të madhe, lehtësinë e blerjes së një shtëpie të dytë në Normandi ose vendosjen në një ishull grek. Por cila është alternativa? Nëse jo tërheqja në fshikëzën e shtetit-komb dhe as dorëzimi tek zona e demokracisë së lirë e njohur si BE, a ka një mënyrë të tretë?
Po. Është ajo që “Evropa” zyrtare, dhe disa elita lokale, i rezistojnë ndryshimit përmes mentalitetit të tyre autoritar:mëtojnë një rritje të demokracisë, të orkestruar nga evropianët që kërkojnë të rimarrin kontrollin mbi jetën e tyre prej teknokratësh të papërgjegjshëm, politikanësh bashkepunëtorë dhe institucioneve të errëta.
Në 9 shkurt disa prej nesh, të bindur për sa më sipër, do të mblidhen në Berlin për të themeluar një lëvizje të re – DiEM25 (Lëvizja Demokracia në Evropë 2025). Ne vijmë nga çdo pjesë e kontinentit, duke përfshirë edhe Britaninë, dhe jemi të bashkuar nga kultura, gjuhë, thekse, përkatësi partiake, ideologji, ngjyra e lëkurës, identitete gjinore, besime dhe konceptime të ndryshme mbi shoqërinë e mirë.
Një ide e thjeshtë dhe radikale, është forca jonë motivuese:të demokratizojmë BE-në me vetëdijen se në të kundërt ajo do të shpërbëhet me një kosto të tmerrshme për të gjithë. Prioriteti ynë i menjëhershëm është transparenca e plotë e vendim-marrjes (transmetime të drejtpërdrejta televizive të mbledhjeve të këshillave të Evropës, takimeve të ECOFIN dhe Eurogrupit, zbulimi i plotë i bisedimeve mbi tregtisë, diskutimet në BQE etj) dhe rikthimin në mënyrë urgjente të institucioneve ekzistuese të BE-së në ndjekjen e politikave që adresojnë realisht krizën e borxhit, atë bankar, investimet e pamjaftueshme, rritjen e varfërisë dhe emigracionin.
Qëllimi ynë afatmesëm, është që të thërrasim një Asamble Kushtetuese, ku evropianët do të diskutojmë sesi të ecin përpara deri në vitin 2025 për një demokraci të plotë evropiane, duke ndërtuar një parlament sovran që respekton vetëvendosjen kombëtare dhe e ndan pushtetin me parlamentet kombëtare, asambletë rajonale dhe këshillat komunale.
A është kjo utopike? Natyrisht që po. Por jo më shumë se sa koncepti aktual, se BE-ja mund t’i mbijetojë arrogancës së saj anti-demokratike, dhe paaftësisë së madhe të nxitur nga papërgjegjëshmëria e saj. Ose ideja se demokracia mund të jetë ringjallet në gjirin e një shteti-komb të asfiksuar brenda tregjeve “unike” transnacionale, dhe marrëveshjet e errëta të tregtisë së lirë.
Po, lëvizja jonë duket utopike edhe për vetë ne. Megjithatë, e vetmja alternativë është distopia e tmerrshme e shpalosur para syve tanë si shpërbërja e BE-së; Devid Kameron kremton përjashtimin e mundshëm të disa evropiano-lindorëve nga përfitimet e sigurimeve shoqërore; Ambicja është rikombëtarëzimi; ksenofobia rritet; dhe gardhe të reja shtatlarta po ndërtohen, duke sjellë pasiguri në emër të… sigurisë. / bota.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.