Ironike, PD kërkon hetim për serverin e tatimeve. Prokuroria mbyll dosjet se nuk ka ekspertizë për krimet kibernetike

Postuar në 06 Shkurt, 2016 17:19

Prokuroria po mbyll me qindra dosje penale që adresojnë krime kibernetike. “AbcNews” raporton se “Prokuroria po mbyll qindra dosje penale, edhe me persona nën hetim për krime të ndryshme kibernetike, për shkak të mungesës së ekspertëve në laboratorin e policisë shkencore dhe bazës logjistike”. Hetimet po pushoj ë për shkak të vonesave në ekspertim që sjell shkelje të afateve ligjore të shqyrtimi, duke evidentuar një problem të madh dhe serioz. “Sipas prokurorisë, prej muajsh laboratori i Policisë nuk kthen përgjigje për ekspertime të cilat janë dërguar për t’u kryer. Ka raste, thonë prokurorët që deri në 2 vite ka dosje që pret vetëm kryerja e akt-ekspertizës së laboratorit, por që për mungesë të këtij ekzaminim dosjet po pushohen pasi po kalojnë të gjitha afatet hetimore. Dosjet për të cilat prokurorët thonë se janë të detyruar ti pushojnë kanë të bëjnë me mashtrimet kompjuterike, ndërhyrjet në rrjetet kompjuterike apo edhe në shumë raste të vjedhjes me anë të kartave të klonuara bankare”, raporton “AbcNews”. Mungesat janë jo vetëm në burime njerëzore, por edhe në logjistikë. “Laboratori ka vetëm 3 specialistë në gjendje për kryerjen e këtyre ekzaminimeve, ka mungesë të hardisqeve dhe ata pak që i disponon laboratori janë të mbushur dhe po punohet me hard-disqe personal të ekspertëve apo USB të marr nga shtëpia”, referon televizioni në fjalë.

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/66979

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.