Irani: Pranojmë pagesa vetëm në Euro

Postuar në 06 Shkurt, 2016 00:53

Heqja e sanksioneve ndaj Iranit ka hapur rrugën e eksportit kryesor të tij: naftës dhe gazit. Dhe siç raporton “Reuters”, Teherani zyrtar është përgatitur ta luajë me sa më shumë fitim këtë kartë. Sipas agjencisë në fjalë, që citon një burim të vetin anonim nga Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit se ëshgtë vendosur që kundrejt naftës do të pranohen pagesa vetëm në euro. Marrëveshjet janë nënshkruar me francezët e “Total”, spanjollët e “Cepsa” dhe rusët e “Lukoil”. Duket se çdo gjë lidhet me kursin e këmbimit mes euros dhe dollarit, në një kohë kur monedha europiane ka arritur nivele të larta, e po dëmton ekportet europiane. Irani ka njoftuar partnerët tregtarë përfshirë edhe Indinë për pagesat në euro dhe në asnjë monedhë tjetër. Këto masa kishin nisur të mendoheshin që gjatë kohës së sanksioneve ndërkohë që tani, ndaj Indisë p.sh kërkohen euro, me argumentimin se kjo valutë është e nevojshme për të paguar kreditë që janë marrë për projekte infrastrukturore. Fjala është për një shumë që i afrohet 6.5 miliardë dollarësh, e kthyer në euro(http://www.presstv.com/Detail/2016/02/05/448836/Iran-wants-oil-payments-...). 

Nuk është e qartë se për çfarë bëhet kjo lëvizje, por ka kohë tashmë që mediat, si në Perëndim, ashtu edhe në Rusi, flasin për një luftë monedhash që synon të nxjerrë dollarin si monedhë e vetme ndërkombëtare(http://www.bloomberg.com/news/articles/2016-02-04/who-s-winning-the-glob...). 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.