Debati për pornografinë, "Playboy" dhe Shqipëria

Postuar në 04 Shkurt, 2016 10:49

Jemi pranë një revolucioni kulturor apo në fund të një epoke të dominuar nga pornografia dhe seksizmi? Vendimi i revistës “Playboy” për të hequr nga kopertina femrat e zhveshura jo domosdoshmërisht dëshmon se qasja ndaj seksit po ndryshon, pasi revistat erotike janë zëvendësuar nga web-et  pornografike në internet, të cilat janë edhe faqet më të klikuara dhe lehtësisht të aksesueshme.

Nga nevoja për të mbijetuar në tregun visual të seksit dhe pornografisë Playboy po përpiqet qoftë edhe komercialisht të sjellë femrën gjysmë të zhveshur në mënyrë që të zgjojë fantazinë erotike të meshkujve, të cilët për më shumë se 60 vjet i furnizoi me material bruto stimulues të kënaqësisë dhe masturbimit. Për herë të parë revista ikonë e vitrinës seksuale vjen në numrin e marsit me vajza gjysmë të zhveshura, duke nisur kështu luftën estetike me pronografinë e internetit.

Në kopertinën e muajit mars do të jetë Dree Hemingway, mbesa e shkrimtarit të famshëm Ernest Hemingëay me një këmishë të bardhë të mëndafshtë dhe të brendshme të bardha. Ndryshe nga strategjia e së kaluarës Playboy ka vendosur të mos retushojë asnjë fotografi, duke hequr dorë nga imazhi i perfeksionit.

Në të njëjtën kohë në Shtetet e Bashkuara lufta ndaj pornografisë nuk është vetëm komerciale, por edhe politike. Senatori republikan i Utah  Todd Weiler ka propozuar që pornografia të kategorizohet si e dëmshme për shëndetin publik. Kritikat janë se ajo krijon ndjeshmëri të rreme tek të gjithë ndjekësit e saj dhe stimulon dhunën seksuale dhe derivate të saj. Todd Weiler thotë se propozimi i tij i shërben një debati publik lidhur me pornografinë dhe përdorimin e saj. Aktivistë kundër pornografisë mbrojnë idenë se ndjekja e materialeve pornografike është me pasoja për shëndetin mendor, marrëdhëniet në çift dhe shëndetin seksual.

Për ta globalizuar debatin dhe për të ardhur në Shqipëri, ku liria seksuale është peng i tabuve dhe moralit dhe  ku seksi i paguar është i ndaluar me ligj, shanset për të patur ndjekës besnikë të pornografisë në internet janë maksimale, ashtu dhe pasojat që trashëgohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.