Zhvillohet ceremonia e shpalljes së fituesve të Lojës Promocionale të kuponit tatimor. Ministri pranon problemet serioze me mbledhjen e TVSH-së

Postuar në 05 Shkurt, 2016 18:16

Sot Ministria e Financave ka organizuar shpërndarjen e çmimeve fituese për pjesëmarrësit në Lojën Promocionale të kuponit tatimor. Një ceremoni thuajse pa kuptim, përderisa organizimi i lojës nuk përmbushi kriteret teknike për të qenë e tillë. Siç u raportua në media dhe u pranua edhe nga Ministria e Financave, kishte gabime pasi disa prej fituesve ishin jashtë kritereve të vendosura paraprakisht. Ministria ja hodhi fajin Postës, e cila nga ana e vet deklaroi se zbatoi përpikmërisht hedhjen e të dhënave dhe asgjë më shumë. Kjo pak rëndësi ka tani: ministri Cani e cilësoi të suksesshme një lojë të dështuar, ndërkohë që pranoi publikisht se ka probleme të mëdha në mbledhjen e TVSH-së edhe në shitësin final, atë që i jep mallin apo shërbimin konsumatorit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.