Luna 9, sonda e parë nga Toka që u ul në Hënë në vitin 1966

Postuar në 05 Shkurt, 2016 16:54

Ulja e parë e një mjeti nga Toka në sipërfaqen e Hënës u bë më 3 shkurt të vitit 1966 nga Bashkimi Sovjetik me sondën Luna 9. Pas uljes, sonda dërgoi fotografi të sipërfaqes së Hënës si dhe konfirmoi se tabani i Hënës është i qëndrueshëm.  Në po këtë vit, sovjetikët emetuan një pullë postare me pamjet e sondës dhe të sipërfaqes së Hënës, pamje që u përcollën edhe në televizion. Në atë kohë shkencëtarët sovjetikë deklaruan se nuk kishin plane të afërta për të dërguar një njeri në Hënë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.