Gjobitje indirekte e biznesit nga OSHEE. 11 milionë euro faturim më shumë për tre muaj

Postuar në 03 Shkurt, 2016 14:38

Problemet me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë kanë krijuar probleme financiare për biznesin. Si pasojë e lidhjeve të detyruara në linjat e vendosura në burimin e furnizimit. “Shumë biznese po detyrohen ta paguajnë energjinë 27% më shtrenjtë se tarifa zyrtare, si rrjedhojë e një konflikti me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për burimin e furnizimit (tension i mesëm apo i ulët). OSHEE ka kategorizuar në 2015-n shumë biznese si klientë që furnizohen nga Tensioni i Ulët (TU) pika e matjes, ndërkohë që faktikisht furnizohet nga Tensioni i Mesëm (TM) pika e lidhjes.
Bizneset pohojnë se me këtë veprim ata po detyrohen të paguajnë energjinë me 14 lekë për kWh (tensioni i ulët, aq sa e kanë dhe konsumatorët familjarë), nga 11 lekë/kWh që e kanë tarifën bizneset që klasifikohen në tensionin e mesëm, çka çon në një shtrenjtim me 27% të tarifave të energjisë. Ky është një shtrenjtim i dytë, përveç rritjes zyrtare të çmimit në fillim të vitit 2015, kur energjia nga 9 lekë/kWh u bë 11 lekë/kWh. Në raport me fundin e 2014-s, rritja reale e kostos së energjisë është rreth 50% (nga 9 në 14 lekë/kWh) për shumë biznese”, raporton “Monitor”. Enti Rregullator i Energjisë i ka dhënë të drejtë biznesit për këtë çështje, kur përmes një shkrese zyrtare përllogaritet se nga biznesi janë paguar 11 milionë euro më shumë për vetëm tre muaj, shkurt-prill 2015.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.