Droga dhe pronat, grupet kriminale bashkëpunojnë me zyrtarët

Postuar në 03 Shkurt, 2016 12:05

Kryeprokurori Adriatik Llala deklaroi sot se vrasjet e ndodhura në qendër të Durrësit dyshohet se janë rrjedhojë e përplasjeve për trafikun e lëndëve narkotike, si edhe për përfitime të padrejta të pronës. Në analizën vjetore të prokurorisë së rrethit ai tha se janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po tentojnë hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale.

Llalla theksoi se grupet kriminale kanë aftësinë që të bashkëpunojnë me zyrtarë publikë dhe hetimet jo gjithnjë ecin me ritmin e duhur. Sipas tij është shumë e rëndësishme që të forcohet bashkëpunimi me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit, si edhe të shfrytëzohet plotësisht informacioni i partnerëve ndërkombëtarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.