Vetëkonfirmimi në detyrën e kryetarit

Postuar në 02 Shkurt, 2016 10:08

Edi Rama është i ndërgjegjshëm se statuti i PS e lypte që ai të votohej për mandatin e kryetarit, por modeli laburist që sipas tij po ndjek Partia Socialiste e konfirmon atë si kryetar të partisë, për shkak se është fitues i dy palë zgjedhjeve. Për t’i dhënë përgjigje kritikave të Ben Blushit zgjodhi një studio televizive, pasi të tilla debateve në parti nuk ua ka ngenë. Atë përgjigje që nuk e dha në mbledhjen e grupit parlamentar e përcolli përmes ekranit të njohur A1 Report.

“Unë dua të ndaj qartësisht komentet, se nuk komentoj komentatorët e atyre që bëj mirë ose bëj keq, nga fakti. Kush është fakti? Ne kemi një parti të organizuar sipas modelit laburist të laburistëve të rinj, që zgjedh me një anëtar një votë liderin e partisë dhe që konsideron konfirmim të mandatit zgjedhjet e përgjithshme, pasi lideri i partisë është edhe Kryeministri kur partia fiton zgjedhjet. Ky debat do të kishte kuptim nëse partia do të kishte humbur zgjedhjet, partia ka fituar dy herë zgjedhjet. Megjithatë, është e qartë që për sa i përket këtij aspekti, Kongresi i PS-së do të marrë vendimin përkatës mbi qëndrimin përkatës dhe kjo është e përcaktuar që nga mbledhja e Asamblesë së PS-së. Dhe unë nuk kam as dëshirën, as ngenë të hyj në një debat të kësaj natyre, pasi është fare e qartë që unë jam zgjedhur nga shqiptarët së bashku me PS-në dhe aleatët për të punuar ditë e natë për të realizuar programin tonë për Rilindjen. E kam konsideruar dhe e konsideroj këtë çështje si një çështje që nuk ekziston. Natyrisht, secili ka legjitimitetin të shohë ndryshe, të mendojë ndryshe, por sa i përket thelbit të këtij debati është një debat që nuk ekziston”-deklaroi Rama

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

E vetmja pyetje qe kam per Ramen, pavaresisht se nuk jam antar i PS, por thjesht per kulture, eshte:

Kush e vendosi qe PS ndjek modelin e laburisteve te rinj? Kongresi i PS? A eshte e zyrtarizuar ne Statutin e PS? Nqs po, atehere Rama ka te drejte, nqs jo, atehere zoteria e tij duhet ta konfirmoje kete model ne Kongresin e ardhshem dhe pastaj ta reflektoje ne Statut. Vetem atehere nuk mund te kete me debat rreth kesaj ceshtje, perndryshe Rama e thote kete vetem sepse keshtu i leverdis per momentin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.