"Të varfërit dështojnë sepse e gjithë jeta e tyre është Pritje"

Postuar në 01 Shkurt, 2016 14:48

Jack Ma, themelues i “Alibaba” jep një sintezë të arsyes pse dështojnë të Varfërit. Që janë të tillë, sepse Nuk Bëjnë Asgjë. Ndoshta ky përkufizim i Ma thotë shumë edhe për Shqipërinë, me një shoqëri në apati të plotë.

“Njerëzit më të këqinj për të shërbyer janë të Varfërit. Jepu atyre liri dhe ata do të mendojnë për ndonjë kurth. U thuaj atyre se bëhet fjalë për një investim të vogël, ata do të të përgjigjen se nuk fitohet shumë. Ftoji në lojën e madhe, do të të thonë se nuk kanë para. U thuaj që të provojnë gjëra të reja, do të të thonë se nuk kanë përvojë. U thuaj se bëhet fjalë për biznesin normal, do të të thonë se është shumë i vështirë. Nëse do t’u thuash se është një model i ri biznesi, do të ta kthejnë se kërkon marketing. Jepu një dyqan që ta punojnë, do të të thonë se nuk ka liri. Hap një biznes të ri, përgjigja: nuk kam ekspertizë. Ata kanë një të përbashkët: dashurojnë që të kërkojnë në Google, të dëgjojnë miqtë e tyre, po kaq të pashpresë sa ata; mendojnë më shumë sesa një profesor universiteti dhe veprojnë më pak sesa një i verbër. Vetëm pyetini se çfarë mund të bëjnë. Nuk do të jenë në gjendje të përgjigjen. Përfundimi im: në vend të zemrës që rreh më shpejt, pse nuk reagoni pak më shpejt, në vend që vetëm të mendoni për diçka, pse nuk bëni diçka për të? Të varfërit dështojnë, sepse kanë një sjellje të përbashkët: E gjithë jeta e tyre është Pritje”.

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

....dhe pastaj behen komuniste dhe duan t'u sekuestrojne pasurite atyre qe i kane vene me pune.

Submitted by I interesuari (not verified) on

I lutem redaksise te na jape edhe nje link apo te na mundesoje origjinalin e kesaj te thene sepse kur poston si artikull pa asnje te dhene se ku e ke marre perben jo vetem jo-profesionalizem por edhe pronesim te paligjshem.

Submitted by Lira (not verified) on

Futja kot i thone ketij muhabeti. Te pasurit ecin perpara sepse SHKOLLOHEN. Dhe te kesh nje shkollim te mire duhet te jesh I PASUR. Dhe te jesh i pasur, shume rralle here ia del ta fillosh vetem nga hici. Mungojne njohjet, paraja dhe shkollimi. Ne SHBA i thone se "te jesh i varfer, kushton shume".

Eshte shume e lehte sot te flasesh nga pozita e atij qe ia ka dale mbane. I harron te gjitha veshtiresite e kaluara pernjeheresh dhe jep keshilla per te varferit. Kam shume frike se keto mendime "bardhe e zi" jane te rrezikshme sepse japin nje perspektive shume te thjeshtezuar te jetes e te njeriut. Njeriu eshte qenie e nderlikuar. Mjafton te kesh veshur nje fustan pak te vjeter dhe te duket sikur e gjithe njerezia te shikon me perbuzje. Imagjinojeni sikur te jemi te varfer. Shume pak njerez arrin te shohin pertej perbuzjes se te tjereve sepse njeriu jeton ne shoqeri. Edhe te shkolluarit dhe te pasurit nuk arrijne te gjithe, perndryshe nuk do te blinin te gjithe te njejten marke makine dhe grate te njejten marke cante.

Te varferit jane viktime e vetvetes, dhe kjo dihet. Por kjo ndodh jo se nuk duan te bejne asgje, por s'e kane probleme te thella, trauma psikologjike. Dhe qe t'ja dalin, duhet t'i marresh per dore si femijet. Po kush e ben nje gje te tille ne nje bote kapitaliste ku gjithcka qe ka rendesi sot eshte vetem PARAJA?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.