Sinjalizohet rikthimi i lejeve të ndërtimit. Ndërtuesit nuk do të shesin pa regjistrim në hipotekë

Postuar në 29 Janar, 2016 22:25

Qeveria pritet të liberalizojë sërish lejet e ndërtimit, të bllokuara efektivisht prej disa muajsh. “Top-Channel” njofton se ligji për sigurimin e pasurive të paluajtshme do të ndryshojë. “Qeveria do të ndryshojë ligjin ekzistues të sigurimit të pasurive të paluajtshme, për të mbyllur një nga hapësirat më të mëdha të abuzimeve gjatë viteve të fundit në këtë treg, atë të shitjes së apartamenteve nga dy apo më shumë herë.  Drafti i ri adreson edhe një tjetër ngërç, i cili ka lidhje me ndërtesat karabina, që bankat sekuestrojnë nga ndërtuesit që nuk kanë paguar kreditë. Aktualisht bankat e kanë të pamundur t’i shesin këto ndërtesa, por në projektligj u krijohet mundësia që përkundrejt një dokumenti të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të mund t’i shesin këto pasuri për të rekuperuar kredinë e pashlyer”, raporton televizioni në fjalë. ky është një hap që rregullon sektorin e ndërtimit që ka qenë shpesh hapësirë abuzimi, u jep një mundësi bankave që të riaktivizohen, duke sinjalizuar se ngrirja e ndërtimeve ka marrë fund. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.