Perëndimi i kancelares, 40% e gjermanëve pro dorëheqjes së Merkel

Postuar në 29 Janar, 2016 10:42

Merkel sheh popullaritetin e saj në rënie për shkak të menaxhimit që Gjermania i bëri krizës së emigrantëve. Të dhënat e sondazhit më të fundit konsiderohen dramatike për kancelaren që drejton për një mandata të tretë Gjermaninë. 40% e gjermanëve është shorehur pro dorëheqjes së kancelares për mënyrën sesi ajo trajtoi çështjen e emigrantëve që mësynë në Europë nga Lindja.
Një trend në rënie i mbështetjes për Merkel që vazhdon të konfirmohet me shpejtësi muajt e fundit.
Në sondazhin e INSA për të përditshmen Focus 40% kërkon dorëheqjen e Merkel. Për 42.5% qëndrimi që kancelarja ka mbajtur për çështjen e emigrantëve nuk është arsye për dorëheqjen e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.