Lobingu i Shqipërisë për Kosovën nuk mjafton, fiton rezoluta serbe në PE

Postuar në 29 Janar, 2016 09:38

Propozimet e palës serbe fituan përballë propozimeve të delegacionit të Shqipërisë për Kosovën të përfaqësuar nga Valentina Leskaj, Petrit Vasili, Namik Dokle dhe Oerd Bylykbashi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Katër amendamentet e Beogradit kishin të bënin me marrëveshjen në Bruksel për bashkësinë e komunave serbe, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, edhe pse Kosova nuk u bë anëtare e UNESCO-s dhe për kalimin e disa kompetencave tek UNMIK në marrëdhënie me organizma të tilla si Interpol dhe Europol.
Rezoluta u miratua me 112 vota dhe në fund të saj, jepet sqarimi për fusnotën e përdorur përbri emrit të Kosovës. “Të gjitha referencat për Kosovën, qoftë për territorin, institucionet ose popullin e saj, duhet të kuptohen se janë në pajtueshmëri të plotë më Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 pa paragjykuar statusin e Kosovës”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.