Gjinjtë e Ritës vrasin!

Postuar në 29 Janar, 2016 22:31
Gëzim Mekuli
Ka vendosur Rita Ora për t'u zhveshur! 
Shfaqja e Rita Orës në kopertinën e gazetës "LUI", tregon se, kjo gocë është e fortë. Rita, që herët, u dëshmua se ka mundësi për të kontribuar, më shumë se sa me gjinj. Megjithatë, kjo zgjodhi për t'u zhveshur për magazinën “Lui”. E mbroj të drejtën e saj për këtë veprim: Të lumtë!
 
Rita fisnike po sulmohet shqip; me të gjitha llojet e kritikave; Kësaj goce po dëshirohet t’i vidhet e drejta për të vendosur për vetvehtën. Ajo është krenare me trupin e vet. Kjo është feminizëm për të: Liria e shprehjes është në spikamë, keni harruar?
Në këtë lojë mediatike ka shumë mekanizma: Këto gra të forta duan vëmendjen e publikut. Këto duan “të shihen”. Këto gra nuk kanë axhenda të tjera, përpos promovimit të vetëvehtes. Në ketë rast, Rita nuk cau kokën të mendoj se, çfarë ndikimi do të ketë zhveshja e sajë në shoqërinë primitive të shqiparëve të Kosovës. Vetëm retorikë e jo më shumë, ndoshta?
Ndoshta, Rita mund të trajtohet edhe si pjesë dekorative e medias. Po ashtu, pajtohem me mendimin dominues se, në media gratë duhet vetëm “të shihen” e të jenë “ushqim për syrin”, e në anën tjetër, gratë, sipas formës dhe përmbajtjes së medias vizuele shqipe, nuk duhet “të dëgjohen” e as të “flasin”.
Se gratë në media trajtohen si objekte seksi, nuk është dicka e fshehtë. Duhet të jemi kritik dhe të pranojmë se femra-këngëtare, nga media jonë, po trajohet si objekt seksual. E, kjo nuk do të thot se lakuriqësia “çon në çlirimin” e gruas shqiptare. Përkundrazi, ky mentalitet e skllavëron atë edhe më fort.
Shkurt e shqip: Rita Orës "i ka hije". Gjinjët i (pas)ka të përkryera, ashtu sikurse edhe zërin. Me zë ajo theu kufijtë nacional. Me artin ajo e promovoj femren shqiptare. Bëri atë që se bëri politika jonë; Bëri Reklamën! E pa reklamë në shekullin e XXI je i dënuar të harrohesh. Këtë e di mirë Rita.
 
Të nderuar lexues,
A e dini se, gjinjët e Ritës nuk janë as bomba e as tritol. Kush është më i dëmshëm e më i rrezikshëm për shoqërinë tonë? Krimi politik, (jo vetëm vizuel), apo gjinjtë e Rita Orës? 
Kush po e ndotë më keq, e më me turp, ambientin, kulturën dhe hapsirën tonë publike? Kryetari i kuvendit të Kosovës, me fjalorn e tij të zi gruaurrejtëse, apo gjinjtë e bardha të Rita Orës?
Kush është më i rrezikshëm, të nderuar lexues: Ata që po ledhatojnë politikat e Beogradit apo kërthiza e Rita Orës? 
 
Të dashur lexues,
Ne duhet të pranojmë se, në shoqërinë pamore fotografia ka peshën e sajë të padiskutueshme, ndoshta, shpesh, edhe negative në veprimet e në qëndrimet tona. Por, të nderuar lexues, më i rrezikshëm për ty e për ne si shoqëri, sesa feminizmi dhe vizualja feministe, është ndikimi shkatërrues që ka një Qeveri e korruptuar dhe jopopullore. Më të rrezikshëm e më vrasëse sesa gjinjtë e Rita Orës janë ministrat të akuzuar për vepra penale . Më të rrezikshëm sesa gjinjët e buta të Rita Orës është sistemi i korruptuar i shëndetësisë dhe i arsimit.
 
Këta po vrasin popullin, këta janë e keqja e jonë, e jo gjinjtë e Ritës..
 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.