Shkarkimet me biografi politike, protestë para bashkisë së Tiranës

Postuar në 27 Janar, 2016 11:50

Rreth 100 ish-punonjës kanë protestuar para bashkisë së Tiranës, me pankarta në duar i kanë bërë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që ti rikthejë në punë, pasi shkarkimi i tyre është bërë me pa motivacione. “O Erion, dil, zbrit e jepi llogari të pushuarve nga puna. Janë qytetarët e tu që kërkojnë të drejtat. Zbrit e mos u fshi, jep llogari. Na trego vendimet, na ktheni në punë”, kështu i është drejtuar me megafon një nga protestuesit. Para pak kohësh u shkarkuan rreth 600 punonjës nga UKT-ja. “Nuk mundeshit të ishim të gjithë sot këtu. Protestojmë për heqjen tonë të paligjshme nga puna. Kjo nuk ka kosto vetëm për ne, por dhe për qytetarët e Tiranës. Më bënë presion që të lija vetë vendin e punës. Mua më thanë një arsye se kam pasur një sjellje të keqe me eprorët”, tha një prej protestuesve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.