Politika e tekave

Postuar në 27 Janar, 2016 15:08

Dikur promovues i kulturës së dialogut dhe armik i konfliktualitetit politik, kryeministri Rama sillet sillet njësoj si ata që i ka kritikuar në të shkuarën me etiketimin e politikës që vjetër, proklamim politik që e tundi si kalë betejë të avangardës së tij kur hyri rishtaz në garën për të drejtuar Partinë Socialiste. Përgjegjësia e tij politike tani është shumë herë më e madhe si kryeministër dhe çdo gabim ka kosto për të ardhmen e vendit. Në takimin për reformën zgjedhore kryeministri shmangu shtrëngimin e duarve me kryetarin e opozitës duke treguar se në politikë udhëhiqet nga emocionet dhe jo nga parimet. Qoftë edhe formalisht kryetari i opozitës është një institucion që përfaqëson elektoratin që mendon ndryshe nga kryeministri dhe refuzimi i tij për t'i dhënë dorën Lulzim Bashës nuk mundtë jetë tekë personale e kryemiistrit, por detyrim që buron nga funksioni i tij. Vendi ndodhet përballë sfidave të mëdha dhe reformave që kërkojnë konsensus gjithëpartiak, por premisat për ngritjen e institucioneve të forta që nuk do të zhbëhen me ndryshimin e pushtetit janë të pakta nisur nga shfaqjet politike që na rezevon paria e vendit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.