Lakrorit i bien petët/Gjoba e kabinetit të “Mister Fallcit” përfundon në Prokurori

Postuar në 26 Janar, 2016 16:23

Do të vinte patjetër kjo ditë. Dhe nuk vonoi. Shakaja prej parimori që kryetari i Bashkisë, Erjon Velaij, bëri me gjobën ndaj PD-së pas protestës së 8 dhjetorit, përfundoi në Prokurori. Ekspertimi nxori se teksti i gjobës nuk ishte shkruar nga inspektori Besmir Karaj, që edhe bëri kallëzimin. Firma e tij po, por siç njoftojnë mediat, ka një praktikë, ku blloqet e gjobave mbahen të firmosur dhe mbiu to inspektorët plotësojnë tekstin. Ky është momenti i dyshimtë që mendohet se është shfrytëzuar nga bashkiakët e rinj të Veliajt, i cili e MORI PËRSIPËR përgjegjësinë publikisht. Një ditë pasi ekspertimi nxori lakuriq të vërtetën, vjen edhe mandata. “Prokuroria e Tiranës bën gati fletë-thirrjet për të gjithë emrat që efektivi i policisë bashkiake Besmir Karaj, ka dhënë në kallëzimin e tij, në lidhje me falsifikimin e shkrimit në gjobën e vendosur ndaj Partisë Demokratike. Grupi hetimor, pas administrimit në dosje të akt-ekspertimit krahasues e grafik të Laboratorit të Policisë Shkencore, bën gati listën e personave që do të pyetën për llogari të dosjes. Burimet thonë se i pari që do të thirret, është drejtori i policisë bashkiake Ermal Kapllani dhe një nga përgjegjësit e grupeve të policisë, që ka në varësi direkt kallëzuesin Besmir Karaj. Thirrjes së prokurorisë, mësohet se nuk do ti shpëtoj edhe shefja e kabinetit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, emrin e të cilës e ka dhënë në kallëzim inspektori Karaj. Sipas prokurorisë, pas marrjes në pyetje nuk përjashtohet mundësia edhe e marrjes së shkrimit grafik e krahasues të këtyre personave, për të ekzaminuar me shkrimin e vendosur në flet-gjobën ndaj Partisë Demokratike e cila rezultoi se nuk është e inspektorit Karaj por është e falsifikuar”, raporton “ABC NEWS”. Kjo pritet të verifikohet, por gjoba është publikuar nga kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj – të cilin Sali Berisha e quan “Mister Fallci” – i cili e shiti atë për “goditje politike prej socialisti”.  “ABC NEWS” raporton më tej se vetë inspektori Karaj ka deklaruar në Prokurori se “pasditen e datës 8 dhjetor, eprori i tij me kërkesë të shefit të policisë bashkiake dhe shefes së kabinetit I kanë marr bllokun e gjobave”. Dhe përfundimi: “Disa orë më pas, ai ka deklaruar se fletë-gjoba e firmosur prej tij është publikuar nga kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj në rrjetin e tij Facebook, ku njoftonte vendosjen e gjobës ndaj Partisë Demokratike”. Një lojë shumë e hidhur po të besojmë këtë raportim. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.