Kumbaro: U kam dhënë fund qokave në Ministrinë e Kulturës, artisti Edi Rama nuk i financon ekspozitat me lekët e shtetit

Postuar në 26 Janar, 2016 10:43

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i njeh vets meritën se u ka dhënë fund qokave në Ministrinë e Kulturës. "Unë sapo kam marrë detyrën i kam dhënë fund një historie qokash, siç kanë qenë çmimet vjetore të letërsisë, aq sa edhe kur ka patur libra me vlerë kritika është tretur, sepse e kanë dominuar llafet e historitë e fshatit të madh, ku për fat të keq jetojmë. Ndaj unë i reduktova nga dhjetë çmime në dy të tillë, me juri krejt të pavaruar nga Ministria e Kulturës. Çmimin “Lumo Skendo” Ministria e Kulturës ia kaloi Bibliotekës Kombëtare, e cila ka dhe ekspertë të libërlidhjes"-deklaroi Kumbaro në një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar.
Spas saj asnjë lek nga paratë publike të buxhetit shqiptar nuk shkon për ekspozitat e kryeministrit. "Atojanë organizime të galerive private apo institucioneve kulturore që kanë ftuar artistin Edi Rama"-thekson Kumbaro.
Lidhur me përfshirjen e Drejtorit të Teatrit Kombëtar në një incident me gezetarin e ABC NEWS, Kumbaro thotë se nuk ka asnjë arsye ta shkarkojë atë.
"Për çfarë arsyeje, nuk kam asnjë arsye. Ka ndodhur një episode, për të cilin ne jemi shprehur ne deklarata publike përmes zëdhënëses sonë. Ai është qëndrimi ynë. Ne nuk kemi arsye të qenësishme, të konfirmuar për të shkarkuar një drejtor. Dhe kjo nuk mund të bëhet as me një drejtor dhe as me një punëtor të thjeshtë. Ndërkohë kam një Teatër Kombëtar, një Teatër Eksperimental dhe Teatër të Operas që kanë dhjetë fishuar premierat, që kanë katër fishuar numrin e shikuesve"-shprehet ministrja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.