Krijohet algoritmi që parashikon faktorët e riprogramimit qelizor

Postuar në 26 Janar, 2016 14:53

Një grup kërkuesish nga Duke-NUS Medical School (Duke-NUS), universiteti i Bristolit, universiteti Monash dhe Riken, kanë zhvilluar një algoritëm që mund të parashikojë faktorët që veprojnë në konvertimin e një tipi qelize njerëzore në një tjetër. Rezultatet e kërkimit u publikuan në mesin e këtij muaji në revistën “Nature Genetics” dhe pritet të kenë ndikime të thella në mjekësinë rigjenerative si dhe në kërkimet për riprogramimin qelizor. Algoritmi merr parasysh cilësitë e qelizave, të cilat mund të riprogramohen, apo konvertohen për t’u kthyer në një tjetër tip duke shtuar disa faktotë qelizorë që janë unikë. Procesi është shumë i paparashikueshëm pasi në procesin e konvertimit mund të akumulohen mutacione kanceroze në qelizat e riprogramuara. Po kështu procesi i përcaktimit të bashkësisë unike të faktorëve të nevojshëm për manipulimin e çdo qelize është shumë i kushtueshëm dhe i gjatë dhe shoqërohet me gabime. Identifikimi i kësaj bashkësie është pengesa kryesore në fushën e riprogramimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.