Doganat: “Të ardhurat ranë sepse ranë importet dhe u rritën eksportet”. Pse nuk kanë rënë çmimet mbetet enigmë

Postuar në 26 Janar, 2016 15:37

Pikiata e të ardhurave në Dogana është justifikuar nga drejtuesit e saj si e lidhur me faktorë që nuk varen nga Shqipëria. Drejtoria e Përgjithshme e këtij institucioni ka lëshuar një deklaratë sot përmes së cilës hedh poshtë akuzat e opozitës për rënien e të ardhurave duke sjellë në vëmendje një analizë “të thellë të situatës” të realizuar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar nga e cila rezulton se:  “Në mbledhjen e më pak të ardhurave gjatë vitit 2015 në raport me parashikimin nuk ka patur asnjë arsye tjetër përveç se disa dukurive dhe faktorëve të jashtëm, jashtë vullnetit të kësaj Qeverie, ose më saktësisht:

Ulja e çmimit të karburantit në tregun ndërkombëtar

Ulja e sasisë së energjisë së importuar si pasojë e reshjeve të shumta që shtuan prodhimin në vend

Ulja e sasisë së produkteve bujqësore të importuara si pasojë e rritjes së prodhimit vendas”.

Drejtoria ka një përgjigje edhe për raportin e Croën Agents, ku akuzohej hapur instituciuoni i doganave për korrupsion. Dhe kjo përgjigje është se raporti referon një kohë të mëparëshme, pas së cilës “ka pasur shumë zhvillime të mëtejshme, përfshirë largimin nga detyra dhe procedimin disiplinor të një numri punonjësish të Administratës Doganore Shqiptare”. “Për këtë arsye, komentet e bëra në atë moment të caktuar nuk qëndrojnë domosdoshmërisht edhe sot”, deklaron DD-ja. Shkurtimisht mund të thuhet se punët janë shumë mirë, por zhvillimet ndërkombëtare ndikojnë për keq. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.