“PS-ja ka nevojë për një platformë alternative”

Postuar në 26 Janar, 2016 20:35

Kongresi i Partisë Socialiste që do të mbahet më 19 mars të këtij viti, pritet të jetë i ndezur dhe nuk do të kalojë fjollë. Situata aktuale, dy vjet e gjysmë qeverisje do të marrin një trajtim politik në një  kongres që do të duhet të hapë debatin për atë që po ndodh. Kjo është veçse nuhatja nga ajo që ndodh, pasi nuk është çudi edhe një heshtje totale. Edi Rama, si kryeministër dhe kryetar partie, ka të paktën një kundërshtar që flet publikisht për zbatimin e rregullave. Ben Blushi ka përsëritur sot thirrjen për zgjedhje në parti, ka dklaruar madje se do të mbështesë një platformë në Kongresin e ardhshëm. “Besoj se ka arsye, që të ketë më shumë se një kandidat në këtë Kongres. Jo vetëm për t’i dhënë kuptim garës, por sepse Partia Socialiste ka nevojë për një platformë alternative, sesi të qeveriset më mirë; çfarë qëndrimi duhet të mbajë partia; koalicioni që ka, apo që duhet të ndërtojë, si dhe shumë çështje të tjera që janë në diskutim, të cilave Partia Socialiste pa kolegjialitet nuk po u jep përgjigjet e duhura”, tha ai në një intervistë për “Top-Channel”.  Blushi ka përjashtuar mundësinë e largimit nga PS-ja, por nuk ka sqaruar nëse do të kandidojë për kryetar apo jo. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.