Shënim: Ku kanë shkuar paratë e check-up-it?

Postuar në 25 Janar, 2016 12:24

Më 22 janar, në një deklaratë të PD-së, bërë nga Albana Vokshi, u tha sa më poshtë vijon për programin check-up të Ministrisë së Shëndetsisë: “Sipas kësaj shume, 5 miliardë e 554 milionë, i bie që qenkan kontrolluar 318 mijë persona, duke e ditur se kostoja për një person është 17 mijë lekë .Por sipas të dhënave zyrtare nga institucioneve shëndetësore shtetërore, numri i të kontrolluarve është 220 mijë persona. Dhe më e rënda është se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk ka ushtruar deri tani asnjë kontroll, por ka marrë të mirëqëna shifrat e Nushit. Pra Edi i ka dhënë Vilmës para sikur e kanë bërë check-upin 318 mijë persona”

Në një deklaratë shtypi të shpërndarë sot në media nga Ministria e Shëndetsisë, pranohet fakti se në periudhën qershor–dhjetor 2015, kontrollin e kanë bërë 210 mijë vetë (30 mijë në muaj), por sqarohet se kontraktorit i garantohet pagesa për 475 mijë kontrolle në vit (rreth 40 mijë në muaj), në qoftë se në një periudhë të caktuar, numri i kontrolleve nuk e tejkalon këtë kufi. Bazuar në përvojën botërore të OBSH-së, thekson Minstria,  pritet që pas vitit të parë të programit, numri i kontrolleve të jetë mbi 520 mijë në vit (43 mijë në muaj).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.