PD, thirrje Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Koço Kokëdhimës

Postuar në 25 Janar, 2016 13:07

Partia Demokratike dha sot një shfaqje të arrogancës së saj me sistemin e drejtësisë, kulturë që ka shoqëruar klasën politike këto 25 vjet. Deputeti Eduard Halimi, i cili udhëheq grupin demokrat të reformës në drejtësi kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të zbardhë e të bëjë efektiv sa më parë vendimin për rastin e deputetit Koço Kokedhima, i cili sipas opozitës është në 150 shkelje të ligjit themelor, duke përfituar fonde publike me biznesin e tij. "Nën presionin e Edi Ramës, vendimi ende nuk është zbardhur dhe nuk është bërë efektiv. Duke treguar mirëkuptim për ngarkesën dhe axhendën e Gjykatës Kushtetuese, i kërkojmë të zbardhë sa më shpejt vendimin, pasi çështja ka të bëjë me korrupsionin shtetëror, kapjen e shtetit si nje fenomen në rritje, ndaj është e një rëndësie të madhe publike"-deklaroi Halimi. Sipas tij Gjykata e ka marrë në shqyrtim në nëntor të 2015, por ende nuk ka zbardhur vendimin që e shpalli si anti-kushtetues fshehjen ndaj drejtesisë që Rama bëri për deputetin Koço Kokëdhima. Halimi deklaroi se rasti Kokëdhima i hap rrugën edhe mbarimit të dy mandateve të tjera, që janë kapur në shkelje të Kushtetues, si zonja Leskaj e Rakip Suli, pasi familjarët e tyre kanë përfituar miliona nga fondet publike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.